E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Nder Juves apo Milanit? Nuk ka ndryshim

MILANO - Interi ka një dilemë të madhe për të zgjidhur në derbin e së dielës kundër Milanit. Në rast se humbasin, zikaltërit u bëjnë një nder armiqve të tyre të përjetshëm, ndërkohë që në rast fitoreje, nga kjo përfiton Juventusi. Masimo Morati, nuk ka ndonjë preferencë kur pyetet për këtë çështje.

“Këtë vit ose njërës ose tjetrës do t’i bëjmë nder, - tha presidenti zikaltër. – Nuk e di se cila do ishte më mirë, për mua është njësoj”, shtoi ai. I pyetur për çështjen Champions League, Morati nuk kërkon të dorëzohet. “Me këtë kampionat që po zhvillohet nuk i dihet kurrë, por sigurisht që ne i komplikuam shumë gjërat. Në pjesën e parë ndaj Parmës luajtëm mirë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen, ndërsa nëse bën gabime, do të humbasësh”, tha ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›