Vlorë, zjarrfikësit shmangin një katastrofë mjedisore
VLORE - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot një skaf në Portin e Vlorës, duke rrezikuar dhe depozitën e bitumit që ndodhej aty pranë. Por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, megjithëse në kushte të vështira për shkak të pengesës nga inertet e hedhura në mënyrë abuzive, ka shmangur përhapjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por shqetësuese në një situatë të tillë është hedhja e inerteve në mënyrë abuzive në vendin e ngjarjes, çka mund të kishte çuar në një katastrofë mjedisore.
Një situatë e tillë në Portin e Vlorës është denoncuar prej kohësh, por mesa duket ende nuk ka një zgjidhje.
(er.nu/news24/BalkanWeb)