E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Golin e Muntarit e mbaj ende në celular

MILANO - Goli i anuluar i Sullej Muntarit në ndeshjen Milan-Juventus, duket se do të rëndojë shumë mbi këtë kampionat. Pas Masimiliano Alegrit, sot ka qenë radha e administratorit Adriano Galiani që të kujtojë episodin e ndeshjes direkte në “San Siro”.
“Golin e Muntarit e mbaj gjithnjë në celular për të mos e harruar. Unë edhe kur dal xhiro, hap telefonin tim dhe shoh këtë gol”, tha ai, përpara “Sponsor Day” të Milanit. Më pas, një polemikë edhe për arbitrat anësorë. 

“Barezi i shihte më mirë se asistentët pozicionet jashtë loje. Ndoshta do të kishte parë më mirë se ata edhe këtë vit, jo sepse është pjesë e jona, po sepse sheh nga sytë. Berluskoni? Fola me të, më pyeti në ç’pikë jam me Guardiolën”, shtoi Adriano Galiani duke qeshur.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›