Kuvend, betohet deputetja e PS-së Paulina Hoxha
Betohet deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Paulina Hoxha. Ajo zëvendëson ish- deputetin socialist Ilir Beqaj, i cili humbi mandatin, si pasojë e një akuze që më tej mori udhë institucionalisht e që sipas së cilës ai kishte përfituar nga të ardhurat publike me kompaninë e tij duke qenë në konflikt interesash me detyrën e deputetit.
Paulina Hoxha është deputetja e dytë që do betohet në gjysëm të mandatit dhe legjislaturës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, pas Ramiz Çobës, po deputet i qarkut të Shkodrës por i Partisë Demokratike i cili zuri vendin e Gëzim Dibrës pas ndarjes së këtij të fundit nga jeta.