Shqiperia probleme serioze me korrupsionin
OSBE shprehet e shqetesuar per nivelin e korrupsionit ne Shqiperi. Zevendesambasadori i OSBE-se ne Tirane Dan Redford ne takimin e zhvilluar mes ILDKP-se dhe keshilltareve bashkiake te Tiranes tha se Shqiperia ka probleme serioze me korrupsionin.
Ne fjalen e tij Redford u kerkoi anetareve te Keshillit Bashkiak te bashkepunojne ndersa shtoi se edhe politika duhet te jape kontributin ne luften ndaj fenomenit. Angazhimi i tyre per te luftuar korrupsionin nuk pasohet gjithmone nga nje zbatim konsistent i legjislacionit ekzistues dhe kjo vlen jo vetem per qeverisjen. Dhe sic e dime nga shume raporte kombetare dhe nderkombetare korrupsioni mbizoteron ne shume sektore dhe mbetet nje problem serioz per shoqerine shqiptare. E pikerisht ne kete kontekst duhet te shihen edhe shume perpjekje koordinuese qe bejne aktoret kombetare perfshi edhe ILDKP. Te gjitha perpjekjet do te kene sukses vetem nese te gjithe zyrtaret ata publike dhe ata te zgjedhur ne institucione nivele lokale dhe qendrore marrin nje angazhim personal per ta zhdukur me rrenje korrupsionin. Ju mund ta beni kete nese te gjitha partite politike pavaresisht bindjeve te punojne se bashku tha Redford. Me tej ai shtoi se masat e marra nga qeverite nuk jane pasuar me angazhim konstant te qeverise per anen ligjore. Korrupsioni mbizoteron ne shume sektore. Te gjitha perpjekjet do kene sukses nese zyrtaret lokale apo qendrore marrin si angazhim personal luften kunder korrupsionit si nje e keqe e kesaj shoqerie. Ne raportet e fundit te OSBE-se dhe te Departamentit amerikan te Shtetit Shqiperia eshte konsideruar nje vend korruptiv ne disa sektore. I pranishem ne kete takim kreu i Inspektoratit te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Adriatik Llalla beri te ditur se ILDKP-ja po heton 100 zyrtare te larte kryesisht te pushtetit qendror dhe sistemit gjyqesor qe dyshohen per fshehje te pasurise dhe konflikt interesi. Fakti behet i ditur nga drejtori i ketij Inspektorati Adriatik Llalla. Ai shtoi se momentalisht kemi ne proces hetimi rreth 100 raste te zyrtareve te ndryshem perfshi dhe ata te larte kryesisht te sistemit gjyqesor tatimeve e doganave. Me tej ai shtoi se pavaresisht perkatesive politike te gjithsecilit prej Jush lufta kunder korrupsionit eshte nje ceshtje qe na perket te gjitheve. Dhe kjo lufte nis pikerisht ne zbatimin e standardeve ligjore per shmangien e interesit privat ne vendimet publike. Ligji per parandalimin e konfliktit te interesave eshte nder me te rendesishmit per forcimin e shtetit ligjor pra te standardit prioritar qe i nevojitet Shqiperise per integrimin europian. Natyrisht eshte nje sfide e rendesishme dhe shume e veshtire por nuk eshte aspak e pamundur. Inspektorati i Larte ka dhene kontribut te madh ne kete drejtim gje e cila eshte vleresuar edhe nga partneret nderkombetare ku vlen te permendim raportin e fundit te OSBE-se paraqitur vetem para pak javesh. Megjithate rruga drejt suksesit ne luften kunder korrupsionit nuk eshte autostrade e drejte por ka pengesat e veta te cilat duhet ti perballojme te gjithe bashke theksoi kryeinspektori. Duke iu drejtuar te zgjedhurve vendore Llalla theksoi se ju si anetare te Keshillit Bashkiak te Tiranes keni nje rol shume te madh ne kete drejtim. Vendimet tuaja jane jetike per zhvillimin e metropolit shqiptar. Nese Ju te paret veproni ne baze te standardeve te kerkuara europiane ky do te ishte nje sinjal shume i forte pozitiv per te gjithe drejtuesit dhe vendimmarresit e pushtetit lokal ne Shqiperi. Sipas kryeinspektorit nisur nga nevojat qe kane dy ligjet mbi bazen e te cilit ushtron veprimtarine institucioni yne prej rreth dy vitesh kemi bere kerkese per amendim te ketyre ligjeve por ende nuk eshte formalizuar ne Kuvend per shkak te mosfunksionimit normal te tij. Keshilltaret socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes kane propozuar ngritjen e nje komisioni qe te raportoje rastet e konfliktit te interesit si nje perpjekje ne luften kunder korrupsionit. Nje propozim i tille u hodh nga kreu i keshilltareve te PS-se ne parlamentin e Tiranes Aldrin Dalipi i cili theksoi se opozita ka disa raste konkrete per marrjen e vendimeve ne menyre nepotike. Kreu i keshillit bashkiak te Tiranes demokrati Njazi Kosovrasti e pranoi nje ide te tille por theksoi se nderhyje ne tenderime apo ndikime nepotike mund te kete te llojeve te ndryshme.