Kuvend, debat i nxehte Berisha-Ruci Rozeta Rapushi
Ashtu si edhe ne seancen e fundit plenare, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, edhe dje, shfrytezoi foltoren e Kuvendit per t’i kerkuar llogari kryeministrit Sali Berisha, sepse nuk ka permbushur ne kater vite premtimet e bera ne programin e tij elektoral te vitit 2009. Sipas Rucit, ndryshe nga cfare premtoi kater vite me pare, kryeministri dhe qeveria e tij, nuk kane pershtatur legjislacionin ne fuqi me ate te vendeve te Bashkimit Evropian, nuk e kane renditur Shqiperine ne grupin e 20 vendeve te para, me korrupsionin me te ulet dhe nuk i kane shpallur lufte me zero tolerance krimit te organizuar. “Ne krahasim me vitin 2005, numri i krimeve eshte 2.3 here me i larte. Premtuat se do te ndertonit 6 parqe industriale, asnje nuk eshte vene ne pune. Premtuat revolucion fiskal, reforma financiare publike, reduktim te barres fiskale, heqje te TVSH-se per mallra ne shendetesi, arsim, etj. Reformim te sistemit te pensioneve dhe sigurimeve. Asnje reforme nga keto qe permenda nuk keni bere”, - u shpreh Ruci. Sipas tij, kryeministri deshtoi edhe ne premtimin se do te punesonte 160 mije persona, nderkohe qe numri i te papuneve eshte shtuar me 51 mije vete. “Premtuat Shqiperia superfuqi energjetike ne rajon, nuk e keni bere. U angazhuat se ndihma ekonomike do te jete mbi 2 dollare ne vit dhe do te barazohen pensionet e fshatit me ato te qytetit. Ndihma ekonomike eshte 0.33 $ dhe asgje nuk eshte bere as me pensionet”, - shtoi Ruci. Ai permendi gjithashtu plot 18 pika, qe sipas tij kryeministri Sali Berisha premtoi se do te realizonte ne vitin 2009 e deri me sot, perfshi edhe heqjen e TVSH-se per mallrat dhe sherbimet ne sektorin privat, por nuk i mbajti keto premtime. Ruci theksoi se kryeministri siguroi se brenda vitit 2012 do te zgjidhe te gjithe problemet me titujt e pronesise sipas ligjit 7501 dhe gjithashtu do te perfundoje procesi i legalizimit. “Por nje gje e tille, nuk u realizua dhe persa i perket procesit te legalizimit, jo vetem qe nuk ka perfunduar, por eshte ne fillimet e tij”, - vijoi Ruci. Ne replike me kreun e qeverise, Ruci nuk la pa permendur akuzat, se PS ka kerkuar tre here ne periudha te ndryshme qe te hiqet TVSH per imputet bujqesore, por mazhoranca ka refuzuar. “Trajtuat problemin e heqjes se takses per imputet bujqesore, na thate te bejme akt pendese e te votojme. Si ka mundesi, kete qe keni sjelle, PS jua ka sjelle jo pak, por tre here. Qe ne vitet 2011 dhe 2012. Ju keni votuar kunder. Pra mireserdhe per aktin e pendeses se zoterise tate sot. Mireserdhet ju tek propozimi jone. Ne momentet e fundit te largimit si kryeminister, tregohu serioz ne paraqitjen e publikut, se ai ka vesh e degjon dhe te gjykon per ato qe ke premtuar dhe nuk ke bere”, - nenvizoi Ruci.
Kuvend, urime per diten e genjeshtrave
Gramoz Ruci: Sa mire qe ndodheni ne Parlament sot. Gezuar zoti kryeminister, se eshte nje prill sot. Para se te nis, doja te te uroja...
Jozefina Topalli: Kjo dite, festa e Partise Socialiste ka qene gjithnje.
Sali Berisha: Socialistet, deputetet e Edi Rames ne Parlament, jane deputete te 1 prillit. Keta nuk kane vetem 1 prillin, por kane 365 dite ne vit vetem 1 prill. Per keta shoke, 1 prill eshte cdo dite, cdo nate e vitit. Nuk kane faj, fajet i ka Nastradini ne krye te tyre.
Jozefina Topalli: 1 prilli eshte dita e rilindjes. E gezofshi!
Kuvend, urime per diten e genjeshtrave
Gramoz Ruci: Sa mire qe ndodheni ne Parlament sot. Gezuar zoti kryeminister, se eshte nje prill sot. Para se te nis, doja te te uroja...
Jozefina Topalli: Kjo dite, festa e Partise Socialiste ka qene gjithnje.
Sali Berisha: Socialistet, deputetet e Edi Rames ne Parlament, jane deputete te 1 prillit. Keta nuk kane vetem 1 prillin, por kane 365 dite ne vit vetem 1 prill. Per keta shoke, 1 prill eshte cdo dite, cdo nate e vitit. Nuk kane faj, fajet i ka Nastradini ne krye te tyre.
Jozefina Topalli: 1 prilli eshte dita e rilindjes. E gezofshi!