E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-LSI konsensus per dekretet e presidentit ne gjykata

Partite e koalicionit qeverises, PD dhe LSI votuan dje me mbeshtetjen edhe te disa votave sporadike nga e majta, dekretet e Presidentit Bujar Nishani per plotesimin e vendeve vakante ne gjykata. Keshtu, me 76 vota pro, 31 abstenime dhe 1 kunder, Kuvendi miratoi dje emrin e Xhezair Zaganjorit si anetar ne Gjykaten e Larte. Pro tij pervec mazhorances, votoi edhe Tom Doshi nga grupi socialist. Ndersa socialistet abstenuan, pervec Erjon Braces, i cili votoi kunder. Nderkohe qe po dje me 73 vota pro, 2 kunder dhe 30 abstenime, u miratua edhe kandidatura e Gani Dizdarit ne Gjykate Kushtetuese, si dhe e Besnik Imerajt po ne kete gjykate me 76 vota pro, 31 abstenime dhe nje kunder. Ne momentin e hedhjes ne vote te dekreteve, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci, mohoi qenien e tyre ne rendin e dites se punes se Kuvendit. “Nuk kemi dekrete per shqyrtim. Nuk jeni ne perputhje me kushtetuten ne zbatim te saj”, - tha Ruci, duke kerkuar mos votimin e tyre. Por sipas Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, cdo gje eshte sipas procedures.

GJYKATA E LARTE

Ish-anetari i Gjykates Kushtetuese, ish-kandidat per president, Xhezair Zaganjori mori dje mbeshtetjen e 76 votave ne Kuvend per t’u emeruar anetar i Gjykates se Larte. Pro tij votoi edhe deputeti socialist Tom Doshi, ndersa socialistet abstenuan ne grup gjate votimit.

KUSHTETUESJA

Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj jane anetaret me te rinj te Gjykates Kushtetuese. Dy dekretet e presidentit Bujar Nishani, moren dje shumicen e votave ne Kuvend, pas mbeshtetjes se koalicionit qeverises. Grupi socialist, me disa perjashtime te vogla abstenoi edhe ndaj ketyre kandidaturave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›