E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, debat për privatizimin e Albpetrolit

TIRANE- Nje sere projektligjesh pritet te diskutohen ne seancen e sotme ne Kuvendin e Shqiperise.

Por ai qe ka ndezur debatin mes deputeteve te opozites dhe te maxhorances eshte privatizimi i Albpetrolit, per te cilin grupi i PS-se, ka deklaruar voten e tij kunder projektligjit, madje duke akuzuar qeverine per mostransparence.

Deputeti socialist Erjon Brace ka kërkuar ne nisje te diskutimit që të sqarohen se sa janë përfitimet e kësaj kompanie në 3 vitet e fundit dhe të bëhet transparencë e plotë e procesit të privatizimit.

Me heret, pak para nisjes së seancës Brace shkruante ne FB se privatizuesit të shoqërisë publike Albpetrol i falen 50 milionë euro cdo vit, para që i takojnë sipas tij vetëm shtetit shqiptar. Vendimin për këtë darovitje shumë milionëshe e ka marrë Sali Berisha- thotë Brace.

Sipas opozites, gjithe argumentet e dhena per kete privatizim nuk jane bindese.

Një tjetër projekligj që pritet të shqyrtohet është edhe ai Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme i cili u miratua disa ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, nderkohe qe opozita kundershtoi duke deklaruar se me kete i jepet pushtet absolut qeverisë.

Nderkohe, ne rendin e dites jane parashikuar per votim projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fushën e përfaqësimit konsullor; Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për zgjidhjen e borxhit të Republikës së Shqipërisë ndaj Malit të Zi; Projektligj Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim); projektligj Për një ndryshim në ligjin nr.7811,datë 12.4.1994, Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 782, datë 22.2.1994, Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›