Kuvend, debat për progres-raportin e KE-së
Tiranë- Deputetët e Partisë Socialiste kanë vënë në pah verejtjet e Progres-Raportit të KE-së, sot në seancën Parlamentare. Deupteti Taulant Balla dhe Ermelinda Meksi kritikuan qeverinë për punën e dobët në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në përgjigje të tyre, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se qeveria është koshiente për kritikat e KE. Por sipas saj, kritika më e madhe është për lejet e
ndërtimit, të cilat kanë rënë shumë muajt e fundit në qytetin e Tiranës.
“Si mund të krenohet qeveria për këtë Progres-Raport ku aty nuk kishte progres. Raporti bën kritika për Parlamentin, për punën e Qeverisë. Pjesa më e errët në raport është pikërisht korrupsioni. Shqipëria mbetet ende një lavatriçe korrupsioni”. Kështu u shpreh deputeti socialsit, Taulant Balla. Ndërsa deputetja, Ermelinda Meksi në fjalën e saj tha se “ambsadori i KE-së në Tiranë, Lohan foli saktë që reformat janë plotësuar si gota e mbushur përgjysëm”.
Ministrja e Integrimit, Bregu u bë pararojë e Progres-Raportit. Sipas saj, qeveria nuk mohon se ka korrupsion në vend, por është punuar në drejtim të eliminimit të tij. Bregu tha se në raport “na këshillohet të punojmë shumë për të shkulur me rrënjë korrupsionin në administratën tatimore, dogana. Krimi kundër luftës së organizuar mbetet problem serioz, por është miratuar një strategji kundër luftës së këtij krimi nga ana e qeverisë”.
Progres-Raporti për Shqipërinë u prezantua dje nga ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, i cili simbolikisht ia dorëzoi Kryeministrit, Sali Berisha. Progres-Raporti i KE-së për Shqipërinë qe ndahet në tre pjesë, ku përfshihen kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane.