E Diel, 1 Nëntor 2026

Librat për minoritetin vijnë nga Greqia

Gjirokastër-Nxënësit e minoriterit grek në Shqipëri do të mësojnë me libra në gjuhën greke. Ajo ç’ka që ka qenë problem prej vitesh, është zgjidhur nga qeveria greke. Ka botuar dhe shtypur libra për gjithë nxënësit e shkollave jugore ku mësojnë fëmijët e minoritarëve. Lajmin e bëri të ditur sot Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës.

Sipas inspektorëve janë plot 22 tituj librash që hyjnë për herë të parë në sistemin tonë arsimor. Ato nuk mbajnë vulën e asnjë shtëpie botuese shqiptare, ashtu sikundër duhet të ndodhte. Kjo pasi ato janë botuar në Greqi në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare.

Ministria shqiptare e Arsimit kishte deklaruar kohë më parë se nuk merrte përsipër pajisjen e këtyre nxënësve me libra pasi tregu i botimit të teskteve shkollore është liberalizuar. Për pasojë asnjë shtëpi botuese nuk hartonte tekste shkollore për minoritetin pasi janë shumë pak nxënës dhe iu intersonte botimi i tyre.

Por ka qenë qeveria greke ajo që ka marrë përsipër pajisjen e këtyre nxënësve me tekste shkollore. Në bazë të ligjit, këta nxënës duhet të mësojnë me libra me programe mësimore të njëjtë me shkollat shqiptare por në dy gjuhë, shqip dhe greqisht. Këtë vit janë botuar librat për nxënësit e arsimit bazë, përjashtuar klasat e 5 dhe të 9. Për këto dy klasa librat dalin vitin e ardhshëm pasi ka ndryshuar programi mësimor i tyre, ndërkohë që kishte nisur shtypshkrimi i teksteve shkollore në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›