Kuvend, diskutime për landfildin Korcë PS: Investim elektoral
TIRANE- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës, me shqyrtimin e ratifikimit të marrëveshjes së financimit dhe projektit për amdminsitrimin e mbetjeve të ngurta në Korcë. Projekti ndërmjet palës shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shoqërisë Rajonale “Korça” si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFV Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit “Administrimi i mbetjeve të ngurta në juglindje të Shqipërisë”.
Deputetët e Partisë Socialiste Besnik Bare dhe Fatmir Toci, e Blendi Klosi shprehën hqetësimin e tyre për mos përfshirjen e ministrisë së mjedisit në këtë projekt. Sipas tyre kryeministri Berisha nuk ka prioritet mjedisin por ndotjen urbane. Ata akuzojnë gjithashtu se në projekt është anashkaluar pushteti vendor i Korcës. Sipas tyre projekti dhe investimi është për qëllime elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Në axhendën e punës së parlamentit përfshihet dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Singaporit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat", disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për akcizat", si dhe pr/ligji "Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve". Punimet e Kuvendit do të mbyllen me debatin e lirë parlamentar.
Deputeti i PS-së, Ilir Betja tha se “projekti nuk është në përputhje me standardet, dhe në linjë me BE pasi kemi të bëjmë me një groposje të mbetjeve urbane e cila do të sjellë ndotjen e tokës dhe nuk ka përpunim të mbetjeve me përfitim të energjisë.”
(vazhdon)
(s.g/BalkanWeb)