Per nje fund civil te nje konflikti civil Edvin Cami
Ne ditet kur, pas zgjedhjeve te fundit, PS-ja e plakur dhe e lodhur po pergatitej per makijazhin e radhes me nje kongres te ri te vazhdimesise (ata qe kane lindur para vitit 1975 e kuptojne termin), kur nje rivalitet i shpallur per karrigen ku dikur ulej Enver Hoxha kishte vene ne menyre agresive perballe njeri-tjetrit Edi Ramen me Ben Blushin e disi edhe me Arben Malajn (cka nuk e favorizoi aspak, gjithsesi, kandidaturen e Maqo Lakrorit e te Cim Metes per te njejten karrige), kur nevoja e perhershme per radikalizem impononte braktisjen e Kuvendit dhe kur disa (perfshire edhe kryeministrin Berisha) kishin nisur te shqetesoheshin per fatin e PS-se teksa e konceptonin si nje "pasuri kombetare" qe s'duhej lene jashte institucioneve, une shkrova nje artikull ne gazeten "Koha Jone", ku shtrova propozimin qe kesaj "pasurie kombetare", te misheruar ne nje ngrehine tashme germadhe gati 70 vjecare, t'i vihej perfundimisht celesi dhe te shitej per pjese kembimi.
Pata argumentuar ne ate kohe se subjekti i quajtur konvencionalisht Partia Socialiste e Shqiperise, qe nga viti i themelimit me 8 nentor 1941, pasi ka ndryshuar tri here emrin dhe dicka me teper ideologjite nga komuniste ne vitin 1941 ne socialiste ne vitin 1990, ne te djathte prane monopoleve e karteleve ne vitin 1998 dhe ne artikulimin e "reformave standarde" ne vitin 2009, pas ndryshimit te shpeshte te brendise se sloganeve nga "Pa dallim feje, krahine, ideje, kunder okupatorit" ne vitet e se ashtuquajtures LANC, ne "Te zhvillojme me konsekuence luften e klasave" pas luftes dhe ne rikthimin serish te slogani i luftes me "Pertej se majtes e se djathtes (kunder perbindeshit Berisha)" ne vitin 2009, ka konsumuar gjithcka pa ia dale te qullose gje prej gjeje dhe tani s'i ka mbetur me asgje per t'i dhene shoqerise shqiptare.
Per keto arsye, pata sugjeruar qe media, edhe pse 20 vite e vonuar, te shpalose me mire vone se kurre projektin e shperndarjes se PS-se dhe te rindertimit te nje te majte larg rrenjeve te PPSH-se; nje e majte qe edhe antikomunistet ne kete vend do te mund ta votonin nese do te donin te ndeshkonin nje qeveri te djathte. Natyrisht, e dija se nje projekt i tille nuk do te merrte krahe me nje artikull gazete. Thjesht u shpreha per te bere nje detyre qytetare ne frymen e asaj qe Hafiz Ali Korca ne mars 1925, vetem pak vite pas Revolucionit Bolshevik, pershkruan me metaforen e milingones ne hyrje te librit te tij "Bolshevizma a ckaterimi i njerezimit":
"...Mizen e dheut e pyeten, ku po shkon? Tha: "Ne Qabe." I thane: "A me keto kellqe do te shkosh"? Iu pergjigj: "A po shkoj me kete qellim te mire, edhe ne mos mberritsha sevapi i haxhillekut me shkruhet." Keshtu edhe une si miza e dheut po mundohem t'i sherbej Atdheut dhe bashkatdhetareve te mi sipas fuqise qe kam..."
Gjithsesi, edhe pse e dija se "pasuria kombetare" (apo "pasuria e shtetit") nuk zhbehet me nje artikull gazete, ne shkrimin tim pata paralajmeruar se nje parti si PS-ja, qe nuk ka nje qendrim te mbeshtetur mbi ide e parime, por vetem ne nje nevoje te brendshme e konstante per te pasur pushtetin me cdo kusht per arsye te lidhjeve te pakeputshme me te shkuaren, eshte si nje i vdekur i pakallur, varrosja e te cilit vetem sa do te vonoje, por nuk do te shmanget dot.
E ne fakt, sot PS-ja ka bere hapa te metejshem drejt projektit te pashpallur te shperndarjes qe une e kam fort per zemer. Pasi ka kembengulur te qendroje per nje kohe te gjate jashte institucioneve, se fundi edhe eshte perballur me institucionet duke marre nje pergjigje qe nuk di te them nese e ka pritur apo jo. Rrethanat e tashme e kane futur ne nje shtjelle te detyruar protestash qe s'mund te lihet ne mes dhe qe do t'i detyroje socialistet, tashme te mesuar me rahatine dhe me mireqenien, te shkulen ku jane e ku s'jane per t'u mbledhur shpesh para kryeministrise, per te marre pjese edhe ne skena te mundshme dhune, nderkohe qe jam i sigurt qe ata po pyesin prej kohesh veten nese ia vlen qe t'u zhubrosen rrobat apo t'u nxihet nga zhuli jaka e kemishes neper furgone per te bere ore te tera rruge qe te vijne deri ne Tirane per marrezira te tilla. E ketu ka nisur braktisja e heshtur, megjithese e ngadalte, qe perjashton kryesisht vetem punonjes hallexhinj bashkish.
Natyrisht, kjo braktisje gjer ne keto pjesemarrje qesharake te se premteve si keto qe po shohim qe prej 21 janarit, prej "te shtatave" e gjer ne ato te pritshmet ne perspektiven e "te dyzetave" apo te "gjashte muajve" te PS-se, nuk eshte "merite ekskluzive" e Edi Rames. Te mos mendoje kush se zgjedhja e drejtuesve me te moderuar ne PS do te sillte ndonje qendrim me te moderuar ne teresi. Edhe ne ditet kur PS-ja, me Nanon e burgosur per korrupsion, drejtohej prej nje triumvirati kryetaresh te pashpallur te tri brezave te ndryshem si Mejdani, Pellumbi e Majkoja, veprimi i saj ishte serish radikal, me bojkotim masiv me 1996 te zgjedhjeve pas pretendimesh per manipulim, por ne fakt me synimin per t'i hequr PD-se, sic shprehej M. Baze, nje fitore te merituar dhe per t'i lene ne dere nje fitore te pamerituar, me organizime agresive e artikulime per lufte kunder diktatures ne 1997-en e pergjakshme, apo me Nanon qe ne fushata elektorale fliste per hiena ne PD e per fole gjarperinjsh ne LSI. Ne kushtet e mungeses se parimeve e te ideve, uniteti agresiv kunder armikut e, ca me keq, renegatit Berisha ("Haram i qofte mosmirenjohesit Sali Berisha buka e Enver Hoxhes qe e beri me shkolle", - i tha nje socialist ne telefon Bashkim Hoxhes), krahas korrupsionit ne pushtetin lokal apo mbajtjes nen sqetull te institucioneve te ashtuquajtura te pavarura, eshte oksigjeni i domosdoshem qe mban ne jete partine e themeluar nga Enver Hoxha me 1941. E ne kete pohim te fundit them se gjen pergjigje edhe metimi i Lorenc Vangjelit qe thote se ato qe po perballen nuk jane dy parti, por dy bote e dy kultura te ndryshme, cka lidhet me ate qe u la pergjysme ne levizjen e Dhjetorit. Kjo eshte plotesisht e vertete, packa se Vangjeli e gjen "kulturen ne epersi" te grupimi qe une e shoh si vatren e infeksionit komunist te shoqerise dhe te politikes: te grupi i veteraneve e i narkomaneve te bashkuar te llojit "Peza Rock Non Stop".
Veshtrimi i Vangjelit nuk eshte naiv e nuk buron prej ndonje tifozlleku te semure per partine qe e votojne sot te gjithe ish-anetaret e Byrose Politike e te KQ-se te mbetur gjalle, me shokun Ramiz Alia ne krye. Ai eshte pjese e strategjise "Voto si socialist, jeto si demokrat", qe PS-ja ka zgjedhur prej kohesh per te shmangur zhdukjen nga skena politike dhe ka te beje me sajimin e nje perfytyrimi qe projekton te vetvetja idealet mbi te cilat lindi dhe u ngrit Partia Demokratike, ndersa tek kjo e fundit projekton vetveten. Qe ne fillim te viteve '90 pati perpjekje per t'i njohur vullnetit te Ramiz Alise dhe jo te PD-se e te "mitingasheve" te saj lindjen e pluralizmit. Po ne ate kohe, te PD dhe te SHIK-u u synuan te projektohen perkatesisht diktatura dhe Sigurimi. Dhuna e vitit 1997 u synua te mos u njihet perfituesve te saj, por atyre qe prej saj dolen te humbur. Deri edhe rrezimi i bustit te Enver Hoxhes me 1991 u riprojektua virtualisht ne Qytetin Studenti me 2009 si veper socialiste. Ndaj s'ka gje te re ne ate cka degjuam prej Edi Rames se stiluar me te zeza ne mbremjen e 21 janarit, qe nga dera e selise se Partise, si femijet qe ndajne skuadrat ne nje fushe futbolli (ne jemi Milani, ju jeni Interi), saktesoi palet sipas interesit duke thirrur: "Ne jemi populli, ju (dhe tregoi me gisht kryeministrine) jeni Partia."
Ajo tek e cila kapen zhvilluesit e kesaj strategjie jane emra individuale politikanesh qe ndryshojne kampe politike ne vazhdimesi. Ne fakt, emrat s'tregojne asgje. Merkatoja politike ne Shqiperi luan me lojtare "te blere" e "te shitur" sipas interesit te partive diku per te perforcuar sulmin e diku per te permiresuar mbrojtjen (=imazhin), apo sipas interesit te vete lojtareve. Ndersa ngjyrat dhe fryma e "skuadrave" politike nuk do te ndryshonin ne menyre thelbesore edhe nese ne krye te PS-se do te vendosej Sali Berisha e ne krye te PD-se Edi Rama. Ne te gjitha rastet, projektimet e permbysura, qe synojne te corodisin ata qe kane lindur pas vitit 1990, jane rishikime te vonuara te ngjarjeve te ndodhura me pare ne rrethana qe autoret e projektimeve s'i kane pasur nen kontroll. Jo me kot kane thene: "Qendroni ne krye te ideve te kohes suaj e ato do t'ju shtyjne perpara. Qendroni pas tyre e ato do t'ju terheqin perpara. Por qendroni perballe tyre dhe ato do t'ju rrezojne nga fuqia." E projektimet e permbysura jane treguesi me i mire se ne cdo vit qe kalon, projektuesit sa vjen e rrezohen me shume nga fuqia e me kot rreken t'u vjedhin suksesin atyre qe kane qendruar ne krye te ideve te kohes se vet. Prej 20 vitesh, shoqeria jone po perjeton nje konflikt civil qe ka here pas here viktima, ndersa perpjekja per ta trajtuar kete konflikt si nje beteje te thjeshte politike ne kuadrin e nje demokracie do te thote qe te tregohemi symbyllur perballe realiteteve e te luajme "demokracish" ne nje vend qe revolucionin e tij demokratik nuk e ka cuar ende gjer ne fund. Kjo loje duhet te marre fund dhe pala qe duhet te terhiqet nje here e pergjithmone eshte ajo qe legjitimitetin e qendrimeve te veta e mbeshtet ende ne vendimet e Kongresit te Permetit e qe akoma endet mes Pezes dhe Qytetit Studenti duke manifestuar diku me portretet e Enver Hoxhes e diku me projeksionin e bustit te Enver Hoxhes qe rrezohet. Duke risjelle ne vemendje precedentin shqiptar te shperndarjes se Lidhjes se Komunisteve te Kosoves (me kete rast, kujtoj se PS-se ontologjikisht antikombetare nuk mund t'i interesoje as bashkimi kombetar i shqiptareve, sepse ne Kosove shtohen votat e "diktatorit" Berisha dhe treten votat socialiste), ftoj socialistet qe do t'u bjere ne dore kjo cope gazete qe te braktisin tani PS-ne dhe te mos presin qe kryetaret e tyre te tashem e te ardhshem te projektojne cdo tre-kater vjet si arritje te vetat qendrimet e kundershtareve te tyre politike dhe si barbari te kundershtareve cudirat qe shkaktojne vete cdo 3-4 vjet. Ne mos, ftoj qe PS te shpalle sa me shpejt shperndarjen pa shkaktuar viktima te metejshme, sepse eshte me mire qe konfliktit tone te pashpallur civil, pas 20 vitesh loje kukafshehthi, t'i vije fundi paqesisht e ne menyre civile. Gjithsesi, kjo eshte vec nje thirrje ne idealizmin e "milingones se nisur drejt Mekes", qe permenda me siper. E kam te qarte se me hir, kete thirrje s'do ta degjoje kush. Atehere le te shohim si do te rrokullisen me tej ngjarjet dhe te presim te marrim vesh se cfare ka per t'i imponuar me pahir partise se vjeter aktualiteti i ri.