Rama: Tre kushtet e PS per 8 majin Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste ka prezantuar dje tre kushtet e opozites per zgjedhjet vendore, duke paralajmeruar se zgjedhjet jane ne rrezik dhe se opozita do te marre te gjitha masat per te perballuar kete situate. Transparenca e listes se zgjedhesve, pajisje per verifikimin e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike si dhe krijimin e kushteve ligjore per berjen e transparences per cdo kuti votimi qe kontestohet nga forcat politike, jane pikat per te cilat kreu i PS-se ka kerkuar zbatimin e tyre nga ana e qeverise. Mosrealizimi i te cilave mund te sjelle pershkallezimin e qendrimit politik te kesaj partie. Pjesa me emergjente e kerkesave te PS-se ka te beje me listat e zgjedhesve. "Ne kemi kerkuar dhe kembengulim ne transparencen e listave zgjedhore, bazuar ne Kodin Zgjedhor. Sipas ketij Kodi, gjashtedhjete dite para zgjedhjeve, asnje shtetas shqiptar nuk mund te ndryshoje vendbanim per qellim elektoral, cka do te thote se pas dates 8 mars, asnje person nuk mund te ndryshoje qendren e tij te votimit", tha Rama. Ai shpreh se ndryshimet ne lista jane te jashteligjshme dhe ato duhet t'i vihen menjehere ne dispozicion opozites. Ne lidhje me verifikimin e dokumenteve te identifikimit, Rama u shpreh se "PS kerkon pajisjen e komisioneve me instrumente per verifikimin e kartave te identitetit te cdo votuesi. Vetem keshtu zgjedhjet mund te mbrohen nga perdorimi i kartave te falsifikuara te identitetit, cka do te krijonte sigurine se cdo votues do te mund te votoje vetem nje here dhe askush nuk do ta kete te lehte te kaperceje mbi ligjin". Nga ana tjeter ai ka theksuar se nje kusht teresish i realizueshem per zhvillimin e zgjedhjeve me standarde eshte dhe dhenia e mundesise ligjore per cdo subjekt qe kerkon hapjen e kutive. "PS kerkon miratimin e parimit te transparences, sipas te cilit cdo force politike qe do te kerkoje transparence apo hetimin mbi kuti votimi apo materiale zgjedhore pas shpalljes se rezultatit zgjedhor, do te kete te drejten per ta bere kete transparence, ne menyre qe ne kushtet e Shqiperise te shmanget nje pjese e konsiderueshme e korrupsionin elektoral", tha dje Rama. Sipas tij te trija kerkesat jane te mundshme dhe brenda hapesirave kushtetuese te vendit. "Secila prej tyre eshte plotesisht e realizueshme edhe sot e gjithe diten per te mos lejuar falimentimin e zgjedhjeve te 8 majit", tha Rama. Duke i cilesuar keto kushte si te domosdoshme per te shpetuar fatin e zgjedhjeve, Rama ka theksuar se ne mungese te nje mirekuptimi nga ana e mazhorances, PS do te shtoje reagimin e saj. "E vetmja menyre qe zgjedhjet te mos mbyten ne llumin e manipulimeve eshte qendresa jone dhe kjo eshte e sigurt ne cdo hap, nderkohe qe ne qofte se lista e zgjedhesve nuk do te na jepet menjehere ne dispozicion sikunder e kemi kerkuar zyrtarisht ne baze te ligjit, te kodit zgjedhor ekzistues, ne do te pershkallezojme veprimin tone kunder ketij pushteti qe kerkon te rivjedhe votat per te vazhduar te vjedhe Shqiperine, te cilen e grabit dhe e vjedh pikerisht sepse nuk eshte aty ku eshte me vota por me vjedhje", tha dje kreu i PS-se, Edi Rama. Kreu i PS-se ka perditesuar dje dhe kerkesen per dorezimin e listave paraprake, te cilat sipas tij po manipulohen nga ana e qeverise.
Kryetari i PS: Deri me tani nuk ka asnje garanci per zgjedhjet
"Por fatkeqesisht, sot, vetem thuajse gjashte jave para zgjedhjeve te 8 majit nuk ka ndryshuar asgje dhe nuk ka asnje garanci qe na shtyn te mendojme se procesi i ardhshem zgjedhor do te jete ndryshe nga ai i meparshmi. Zgjedhjet e 8 majit jane plotesisht ne rrezik, ndersa shqiptaret nuk mund te rrezikojne te kene nje tjeter farse si ajo e dy viteve me pare pa standarde dhe pa transparence, qe do te fundoste edhe me thelle besimin e cdo shqiptareje e cdo shqiptari tek e drejta e votes dhe zgjedhja e lira", tha dje Rama.