Elbasan, kapet 17vjecari vrau rojen e shkollës
ELBASAN- Është vënë në pranga 17 vjecari me iniciale I.Ç autor i vrasjës së djeshme në fshatin Mollas të Elbasanit. Burime te policise së Elbasanit bëjnë të ditur se 17 vjecari është arrestuar ne Gradisht të Belshit. Ai akuzohet se ka goditur disa herë me kacavidë rojen e shkollës së mesme në fshatin Mollas, pasi ky i fundit nuk e kishte lejuar adoleshentin që të hynte në oborrin e shkollës. Viktima 49 vjecari, Adriatik Gjini gjeti vdekjen e menjëhershme pë shkak të plagëve.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)