E Diel, 1 Nëntor 2026

Perballja me situatat alarmante Nga Ardian Fullani

Shtate vjet me pare kisha deklaruar se Banka e Shqiperise sheh tek Banka Qendrore Evropiane institucionin i cili perfaqeson jo vetem modelin e organizimit dhe te veprimit drejt te cilit ne synojme te afrohemi me shpejtesi, por edhe mundesine e nje bashkepunimi konkret ne drejtime te vecanta te funksionimit te Bankes se Shqiperise si edhe te objektivave strategjike te ekonomise se vendit. Nga ky kendveshtrim me kenaqesi konstatoj se po permbushim kete ambicie te fillimit te mandatit tim, por edhe ambicien e maturimit te institucionit tone; perafrimit te shpejte me standardet e sistemit te bankave qendrore evropiane; rritjes se besimit te publikut ndaj saj dhe permiresimit te imazhit ne skenen nderkombetare. Kam bindjen se projekti i binjakezimit per te cilin jemi mbledhur ketu sot do te forcoje edhe me tej bashkepunimin dhe komunikimin jo vetem ne sferen profesionale por edhe ne ate personale mes institucioneve tona, element ky ne te cilin besoj shume. Jetojme ne nje shoqeri globale ne te cilen zhvillimet ne boten bankare e financiare ecin me hapa alarmante e per kete arsye bankat qendrore duhet te kene mekanizma te brendshem, te forte dhe te besueshem, te koordinimit dhe komunikimit te cilet mund te pergatisin institucionet tona te perballen me keto situata. Pikerisht ne kete kuader, edhe projekti i binjakezimit eshte nje element paresor i cili do te asistoje Banken tone ne kete rrugetim, por jo vetem. Duke analizuar me kujdes objektivin e pergjithshem te ketij projekti verejme se ai fokusohet tek asistenca ndaj Bankes se Shqiperise ne permbushjen e kritereve ekonomike ne kuader te integrimit te vendit tone ne BE, duke kontribuar keshtu ne permiresimin e praktikave te punes ne fushat e mbikeqyrjes bankare, statistikave, sistemeve te pagesave, tregut nderbankar, bashkerendimit te procesit te integrimit ne BE dhe edukimit financiar. Theksoj gjithashtu se ky projekt binjakezimi synon nder te tjera edhe perafrim te standardeve te institucionit tone me ato te Sistemit Evropian te Bankave Qendrore (SEBQ) si dhe te siguroje nje perafrim te kuadrit ligjor dhe rregullator te Bankes sone me acquis communautaire qe prek fushen bankare dhe financiare.

Nje proverb thote: "Kur planifikon per nje vit, mbill miser. Kur planifikon per nje dekade, mbill drunj. Kur planifikon per nje jete te tere, trajno dhe arsimo njerez."

Kjo eshte nje filozofi e cila edhe sot po misherohet permes ketij projekti binjakezimi i cili krahas ndihmes ne zhvillimin e fushave te lartpermendura gjithashtu do te ndihmoje ne rritjen e vetedijes per nevojen e perftimit te informacionit dhe trajnimit te metejshem te stafit te institucionit tone ne fushat respektive. Harmonizimi i detyrave dhe standardeve te punes sone me ato te Bashkimit Evropian eshte nje nga prioritetet e Marreveshjes se Stabilizimit Asociimit, dhe gjithashtu edhe institucionit tone si pjese thelbesore e ketij procesi me rendesi kombetare.

*Guvernator i Bankes se Shqiperise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›