E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti letër Topallit: S'do marr pjesë në seacë, I hapur për hetim

TIRANE- Në një letër dërguar kryetares së Parlamentit, deputeti Prifti informon se ka vendosur me vullnetin e tij për të mos marë pjesë në seancë pasi nuk do që pavarësisht nga marrëdhëniet personale apo politike që ka me kolegët deputetë, ata të ndikohen në votim. Ai u kërkon deputetëve të votojnë pro dhënies së autorizimit të prokurorisë dhe se është dakord me ndryshimin e Rregullores së Kuvendit për kufizimin e imunitetit dhe lëshimin e tij automatikisht për cdo kërkesë të Prokurorisë.
LETRA E PLOTE E PRIFTIT
Kam gjykuar mos te marr pjese sot ne seance, meqe Kuvendi voton per dhenien e autorizimit per Prokurorine per hetime ndaj meje. Nuk dua qe koleget deputete te ndikohen ne votim nga prezenca ime ne salle. I kerkoj kolegeve, qe pavaresisht nga marredhenia personale apo politike qe kane me mua, te votojne PRO dhenies se autorizimit per Prokurorine.
Une e kam deklaruar qe ne mbledhjen e Komisionit te Rregullores dhe Mandateve, qe jam gati te leshoj imunitetin tim parlamentar per cdo lloj hetimi nga Prokuroria. Kam deklaruar voten time PRO per te ndryshuar Kushtetuten e vendit per ta hequr pergjithmone nga Kushtetuta imunitetin parlamentar, ashtu sic kam deklaruar qe jam dakord me ndryshimin e Rregullores se Kuvendit per kufizimin e imunitetit dhe leshimin e tij automatikisht per cdo kerkese te Prokurorise. Perpara drejtesise te gjithe duhet te jene te barabarte, dhe deputetet nuk duhet te kene imunitet ndaj cdo lloj hetimi.
Prokuroria e Pergjithshme gjykoi qe te kerkoj autorizim nga Kuvendi per ndjekjen time penale, ne lidhje me nje video qe une kam rregjistruar vete. Pavaresisht sa i cuditur jam une nga kjo kerkese, pavaresisht se ne video nuk ka asnje veprim te kundraligjshem nga ana ime, pavaresisht se do me pelqente te me kishin lejuar te jepja vullnetarisht sqarimet e mia, perpara se te behej kjo kerkese per heqje imuniteti, tani jemi perpara nje kerkese zyrtare te mberritur ne Kuvend.
Meqe Prokuroria ka dyshime se ne kete video mund te kete veprime te parregullta dhe kundraligjshme, une ju kerkoj ti hapim rruge ketij hetimi sa me shpejt. Une jam i gatshem te bashkepunoj me drejtesine deri ne zbardhjen e plote dhe eleminimim e cdo dyshimi te tyre mbi videon.
Ju lutem njoftoni koleget deputete, qe eshte vullneti im te mos jem prezent ne seance, dhe qe seanca duhet te procedoje ne plotesimin e kerkeses se Prokurorise edhe pa mua. Ju faleminderit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›