E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, ligji i plehrave rikthehet pa ndryshime


Emirjon Senja

Shqyrtimi i dekretit të Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit për importon e plehrave, më shumë se një debati për reflektim i ka ngjarë një mbledhje rutinë të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese në Kuvend. Përveç debatit midis palëve dhe shpalosjes edhe njëherë të argumenteve pro dhe kundër në lidhje me lejimin apo jo të importit të mbetjeve në vend, Komisioni nuk miratoi asnjë ndryshim në ligj duke e lenë atë në formën fillestare që u miratua një muaj më parë në. Me 12 vota kundër dekretit të Presidentit të Republikës dhe vetëm një pro, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese kaloi të pa ndryshuar ligjin duke ia lenë seancës plenare ndërmarrjen ose jo të ndryshimeve. Gjasat që ato të ndodhin janë të pakta duke parë edhe votimin e djeshëm të deputetëve demokratë. Një paralajmërim se një ligj kaq i rëndësishëm do të kalojë përsëri me forcën e kartonit.

Presidenti Topi e ktheu ligjin për mbetjet me argumentin se ai bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Me qëllim që ligji dhe zgjidhjet e ofruara për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë të garantojnë sa më tepër rezultate pozitive, në bazë të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, vendosa të mos e dekretoj, por ta kthej edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi gjej në të, mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit, – do të sqaronte ai në letrën derguar Kuvendit duke shoqëruar edhe vendimin e marrë për mos dekretimin e ligjit.

Në këtë letër, Topi e justifikoi vendimin me faktin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend. Presidenti u fokusua pikërisht në nenin 49 të ligjit Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili është edhe shkaku kryesor i këtij debati një vjeçar, ku lejohet importi i mbetjeve në vend me qëllim riciklimin e tyre. Në këtë drejtim, Topi sqaroi se neni në fjalë del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve, apo pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve, – shpjegoi ai.

Një pikë tjetër ku Presidenti Topi vërejti mos përputhje ishte ajo ku përcaktohej origjina e mbetjeve që do të trajtoheshin. Sipas Topit, neni 2, pika 1 e ligjit përcakton menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas tij, kjo dispozitë ka parasysh se në territorin shqiptar do të menaxhohen mbetjet që vijnë nga burime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. I pyetur në lidhje me këtë, zv/ministri i Mjedisit Taulant Bino shpjegoi se ligji nuk trajton vetëm mbetjet që kanë burim territorin shqiptar, por të gjitha ato që ndodhen në Shqipëri duke nënkuptuar edhe mbetjet që importohen.

Po tani?

Pas miratimit në formën që ishte nga Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese në Kuvend, ligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte. Gjasat janë që edhe atje të mos pësojë ndonjë ndryshim. Presidentit të Republikës nuk i mbetet më gjë tjetër për të bërë pasi u shpreh më parë me një dekret. Ligji do të botohet në Fletoren Zyrtare dhe sipas procedurave normave do të hyjë në fuqi brenda 14 ditëve nga botimi në të. Më pas, dalim udhëzimit për mënyrën se si ai zbatohet, procedurë e cila nuk zgjat më shumë se dy javë deri në një muaj. Pas miratimit të udhëzimeve nga Ministria e Mjedisit, do të fillojë zbatimi i tij.

Wolfarth : Kthimi i ligjit të mbetjeve, proces demokratik

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth  ka shfrytëzuar një vizitë landfilldin e Bushatit në Shkodër për tu shprehur edhe një herë në favor të politikave në mbrojtje të ambientit në Shqipëri. Duke u shprehur në lidhje me dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit të mbetjeve, ai theksoi se në këtë rast kemi të bëjmë me një proces demokratik dhe ajo që është më rendësi ka të bëjë me faktin që Shqipëria të ketë një ligj të mirë për mbrojtjen e ambjentit, sepse ka pasuri të mrekullueshme natyrore. Është një proçes demokratik dhe këto hapa janë pjesë e këtij procesi,dhe kjo është një mundësi për të rimenduar, rishqyrtuar, në mënyrë që të përmirësohen gjërat më tej. Por Shqipëria, veçanarisht ajo veriore ka bukuri natyrore dhe hapa të tillë si ky landfild është e rëndësishme që të merren. Ne afrojmë asistencë dhe padyshin që gjithçka duhet bërë në përputhje me shtetin e së drejtës dhe në këtë rast kjo ka më shumë rëndisë pasi lidhet me shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin ekologjik,-tha ai.

Ja pse ligji është anti-kushtetues

E drejta për të jetuar është një ndër të drejtat themelore të njeriut, e cila parashikohet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Neni 59, kreu i pestë i kushtetutës, sqaron objektivat socialë që ka shteti ndaj qytetarëve. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm,- thuhet mes të tjerave në të. Sipas juristëve, këtu është përplasja e ligjit me kushtetutën. Kjo, pasi ligji që lejon importin e plehrave nga jashtë dhe kjo nuk do të sjellë një ambient të pastër ku të jetojnë qytetarët shqiptarë.

Problemi i mbetjeve është një shqetësim i konstatuar nga të gjithë shqiptarët dhe në parim ligji synon të rregullojë çështjen. Në thelb ligji nuk paraqet asnjë problem, por ka dy nene tejet problematik. Është ai 49 që lejon importin me plehrave për qëllim riciklimi dhe ai 22 që lejon edhe për qëllime të tjera, por me vendim të Këshillit të Ministrave. Në lidhje me këtë, gazeta kontaktoi disa ditë më parë një grup juristësh, për të shpjeguar qasjen ligjit në raport me Kushtetutën. Ky nen (neni 49) është totalisht jashtë ligjit. Ne jemi pro zgjidhjet së çështjes së plehrave pasi të gjithë e ndjejmë si problem, por zgjidhja duhet të vijë duke menaxhuar plehrat që ndodhen në Shqipëri, jo duke sjellë plehra nga jashtë. Nëse duhet bërë një ligj për importin e plehrave, le të bëhet, por jo të integrohet si pa dashje në ligjin për menaxhimin e mbetjeve. Pa mbaruar punë me plehrat tona që po na zënë rrugët çdo ditë, ne duam të marrim përsipër edhe plehrat e botës. Mendojmë se këtë arsyetim ka bërë edhe Presidentit Topi ku vendosi kthimin e ligjit,- shpjeguan ata.

Argumentet pse e ktheu Presidenti ligjin

1 I tërë ligji përshkohet nga rregullat dhe procedurat për kryerjen e këtij procesi menaxhimi; por, parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve, apo pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve.

2 – Neni 2, pika 1 e ligjit përcakton objektin e ligjit, duke parashikuar se dispozitat e tij zbatohen për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjykoj se kjo dispozitë ka parasysh se në territorin e Republikës së Shqipërisë do të menaxhohen mbetjet që vijnë nga burime brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Meqenëse, neni 49 i ligjit, bën fjalë për importin e mbetjeve në Shqipëri, atëherë, vlerësoj se neni 49 vjen në kundërshtim edhe me objektin e ligjit, të shprehur në dispozitën parimore të tij, neni 2, pika 1.

3 – Neni 2, pik

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›