E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i deputetit socialist Fatmir Xhindit mund te marre mandatin e deputetit

Djali i deputetit të vrarë socialist, Fatmir Xhindit do të marrë mandatin e deputetit në kuvend, nëse propozimi i emrit të Ermelinda Meksit, miratohet si anëtare e bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë.

Me propozimin e sotëm, socialistët i kanë hapur rrugën drejt postit të deputetit, djalit të ish- kolegut të tyre, të vrarë në derën e shtëpisë së tij. Anduel Xhindi u përfshi në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, por nuk arriti të zgjidhej pasi u rendit në vendin e 11-të në listë. Kandidatura e Ermelinda Meksit do të diskutohet gjatë pasdites, në komisionin e ekonomisë.

Sipas ligjit, post i deputetit është i papajtueshëm me atë të anëtares së bordit të Bankës së Shqipërisë, ndaj Meksit do t’i duhet të dorëzojë mandatin e deputetes, nëse zgjidhet në këtë post.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›