E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare ku do të miratojë programin e ri politik dhe reformën organizative të partisë.
Dy grupe pune kanë punuar për këto dy dokumenta që para Asamblesë së Përgjithshme të 2 korrikut. Të kontaktuar nga “Ora News” anëtarë e grupeve të puëns për programin e ri politik dhe ndryshimet në statut bëjnë me dije se sot mund të ketë ndryshim të drafteve për tu miratuar më tej plotësisht në kongresin e 5 nëntorit nga rreth 1500 delegatët.

Gjithashtu në Asamble pritet të miratohen draftet si dhe do të zgjedhet kryesia dhe sekretaritati,me të cilët Rama do të punojë ngushtë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Edhe një ditë më parë kreu i PS-së Rama theksoi se dy draftet të cilat do të paraqiten në Kongresin e 5 nëntorit, do të jenë edhe instrumentet me të cilat kjo forcë politike do të fitojë zgjedhjet.
 

Me shumë gjasa në Asamble përveç dy drafteve të hartuara na grupet e punës do të prezantohet edhe platforma për modernizimin e Partisë Socialiste e propozuar nga deputeti Arben Malaj i cili e ka e shtjelluar atë në një tur takimesh me mbështetës të tij në të gjithë Shqipërinë.
 

Ndërkaq Partia Socialiste mblodhi ditën e enjte edhe kryesinë e partisë ku miratoi kandidatët për kryetarë të degëve të njësive vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›