SHBA ndalon pagesat për UNESCO-n pas njohjes së Palestinës
Share
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të ngrijnë një pagesë prej 60 milion dollarë për UNESCO-n. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit bëri të ditur lajmin. Siç njofton gjermania Spiegel, më përpara Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon ishte shprehur se pranimi i Palestinës në UNESCO do kishte pasoja të pakëndshme. UNESCO, organizata e OKB për edukimin, shkencën e kulturën, me gjithë kundërshtimet e SHBA-së, Izraelit dhe Gjermanisë, pranoi Palestinën si anëtar me të drejta të plota. Palestinezët arritën dy të tretat e votave. SHBA tentoi që të pengonte votimin pro, por pa sukses. SHBA është kontributori më i madh në OKB me 22 përqind të fondeve.