E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton mes kaosit dhe tymit projektligjet në rendin e ditës

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot projektligjet në rendin e ditës, në një situatë të tensionuar të krijuar nga opozita, e cila bllokoi foltoren dhe ndezi flakadanë në sallë.

Seanca plenare e cila nisi mes tensioneve dhe u mbyll po ashtu mes kaosit të krijuar në sallë nga deputetët e opozitës.

Pas disa përpjekjeve për të qetësuar situatën dhe thirrjeve drejtuar deputetëve të opozitës për t’u larguar në vendet e tyre nga ana e kreut të Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të rendit të ditës.

Në këtë klimë të tensionuar, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjet në rendin e ditës si më poshtë:

Projektligjin “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024”;
Projektligjin “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”;
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”;
Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 16/2018, “Për diasporën”, të ndryshuar;
Projektligjin “Për vullnetarizmin”;
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”” 78;
Projektligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”;
Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar;
Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”;
Projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar;
Projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

1 nga 21

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›