Kuvend miratohet me konsensus ligji per arsimin parauniversitar

Projektligji i ri për arsimin parauniversitar ka marrë konsensusin e maxhorancës dhe opozitës në kuvend.
Drafti i ri i hartuar nga Ministria e Arsimit parashikon që të mbetet në fuqi sistemi arsimor 9-vjeçar, por shkolla fillore nga 5 të bëhet me 6 vite, ndërsa sistemi në gjimnaze do të vijojë të mbetet 3-vjeçar.
Gjatë diskutimeve në seancën plenare të paradites në kuvend, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj tha se, projektligji i dikasterit të hartuar prejt tij së bashku me amendimet e bëra nga opozita synon të konsolidojnë reformën në sistemin arsimor në vend, duke e vendosur atë në standarde të krahasueshme me ato të bashkimit Europian.
“ Rëndësi e vecantë është mësimi I dy gjuhëve të huaja. Në klasën e tretë nis mësimi i anglishtes dhe në të shtatën nis dhe gjuha e dytë e huaj. Në 2015-ën nxënësit do të zhvillojnë provimin e tretë të detyrueshëm , atë të gjuhës së suaj dhe në 2013-ën maturantët do të japin provim të detyruar gjuhën e parë të huaj. Drejtoria e Arsimit emëron mësuesit dhe drejtorin e Shkollës. Pushteti vendor ka një rol kyç në administrimin e shkollave. Kalim gradual nga 5 vjet në 6. Çdo mësues do të trajnohet vetë dhe vendos ai se në cilin fakultet apo agjenci. Emërimi i drejtorëve do të bëhet nga një komision në përbërje të të cilit do të jenë edhe prindër dhe përfaqësues nga pushteti lokal”- u shpreh Tafaj.
Një tjetër pikë ndryshimi është edhe kualifikimi i mësuesve, ku edukatoret e kopshtit duhet të kenë diplomë BACHELOR, ndërsa ato të arsimit fillor, të mesëm dhe të ulët duhet të kenë edhe masterin e nivelit të dytë për të dhënë mësim.
Por pavarësisht konsensusit të dhënë me votë në kuvend, opozita më herët gjatë seancës plenare e cilësoi projekt mediokër draftin për sistemin parauniversitar në vend dhe premtoi se me ardhjen e saj në pushtet do të bëjë amendimet përkatëse.