Norvegji Breivik konsiderohet i cmendur

Prokurorët në Norvegji kanë kërkuar që vrasësi që ka rrëfyer dhe pranuar krimet e tij të konsiderohet si i cmendur. Prokurori Svein Holden tha se kishte ende dyshime nëse ai ishte I sëmurë mendor apo jo, por sipas mendimit të tij Breivik duhet të mbyllet në një spital psikiatrik dhe jo në burg. Gjykatësit në Oslo pritet që të shpallin vendimin e tyre në korrik ose në gusht. Breivik vrau 77 persona dhe plagosi 242 të tjerë në 22 korrik të vitit të kaluar. Ai vendosi gjithashtu dhe bomba në ndërtesën e qeverisë para se të qëllonte pa mëshirë kundër mbështetësve të partisë laburiste në një kamp në ishull. Breivik, I cili këmbëngul se është I shëndetshëm mendërisht, thotë se e mori përsipër të vriste pasi duhej ndaluar izlamizimi I Norvegjisë. Gjatë seancave gjyqësore Breivik është shprehur më shumë se njëherë se do të preferonte të vdiste se sat a konsideronin të cmendur dhe ta dënonin si të tillë. Pokuroria ka këmbëngulur se është një zgjidhje më e mirë për ta dërguar Breivik bnë një spital psikiatrik, se sa të dërgohet në një burg.