Miratohet nen per nen buxheti 2011

Pas nje mbledhje per me shume se 20 minuta te Komisonit te Ekonomise mbledhje kjo e kerkuar nga deputetet Malaj dhe Harasani deputetet e mazhorances pranuan dy propozimet e dy deputeteve socialiste ate te rimbursimit te kasave fiskale dhe te kufirit te investimeve buxhetore ne 33 perqind nderkohe qe u rrezua kerkesa per uljen e deficitit ne 2.5 perqind qe ishte edhe kerkesa kryesore e opozites.
Refuzimi i kerkeses se pare sipas zotit Harasani sjell rrezimin e gjithe paketes se propozuar prej tyre te cilat tha deputeti socialist nuk cenojne rritjen ekonomike reale te vendit.
Propozimet tona nuk cenojne rritjen ekonomike reale te vendit. Do votojme kundra nenit te pare qe rrezon gjithe paketen dhe do te largohemi tha Harasanaj.
Por kryeministri Berisha kembenguli se ulja e deficitit ne 2.5 perqind eshte nje kerkese jorealiste te cilen e argumentoi me deficitin mesatar te eurozones.
Me duhet te theksoj se kerkesa per te ulur deficitin ne 2.5 perqind eshte jorealiste Eurozona ne vitin 2000 ka patur mesatare 0.2 perqind ne 2009 deficiti arriti ne 6.8 perqind si mesatare natyrisht 3-4 vende qe jane me deficit te thelle buxhetor paten ndikim te forte deklaroi kryeministri.
Berisha shtoi me tej se praktika e rishqyrtimit te buxhetit ne muajin qershor praktike kjo e diktuar nga FMN ndihmon ne korigjimin e buxhetit.
Pas kryeministrit foli deputeti Malaj i cili tha se propozimi eshte me i miri afatmesem dhe afatgjate per cdo qeveri. Zoti Malaj paralajmeroi per krize financiare ne rast se nuk behet nje politike e mire fiskale dhe ne rast se nuk merren pergjegjesite per te.
Menjehere pas kesaj kryetarja Topalli hapi votimin ku neni i pare per uljen e deficitit ne 2.5 perqind i propozuar nga socialistet u rrezua nga mazhoranca me 71 vota kunder 2 pro dhe 1 abstenim.
Me tej seanca vijoi me miratimin e neneve te tjera te buxhetit 2011 dhe miratimi i tij ne teresi qe mori 73 vota pro.
Gjate votimit pati nje debat mes Ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe Ministrit te Financave Ridvan Bode per financat e 100 punonjesve te policise.
Ne fund Kuvendi miratoi edhe nje rezolute kunder dhunes ndaj grave si dhe kalendarin 3 javor.