Kuvend miratohet ngritja e komisionit hetimor per incidentin ne Vjene Rama Medalje per mua

Pas dhjetë vitesh nga hetimi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, demokratët u angazhuan në një hetim të dytë ndaj Edi Ramës në mbyllje të kësaj legjislature, por tashmë si kryetar i Partisë Socialiste.
Kësaj here jo për abuzime me fondet, por mbi incidentin që ndodhi më 24 prill pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës mes tij dhe diplomatit Egin Ceka
Parlamenti mori rreth 45 minuta pushim aq sa demokratët të bënin kuorumin e nevojshëm prej 71 votash për të hyrë në proces votimi dhe për të ngritur komisionin hetimor.
Socialistët shfrytëzuan minutat e pushimit për të mos u kthyer më në sallë. Nuk thanë asnjë fjalë para se të iknin, ndonëse nën zë e kanë quajtur antikushtetues komisionin
Firmëtarët kanë bërë me dije në relacionin shoqërues se objekti i punës së komisionit për zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësive të përsonavë të përshirë në incident është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e e komisioneve hetimore. Sipas tyre kjo është një çështje e veçantë siç e kërkon nenin 77 i ligjit themeltar të shtetit, pasi ka provokuar interes të theksuar publik dhe shtetëror, me pasojë direkte dëmtimin e imazhit të Shqipërisë. Komsioni u ngrit në afatet që ligji parashikon, ndonëse në limitet e fundit. Nuk do të mund të ngrihej në periudhën 7 maj-7 shtator. Një klauozolë ligjore e mundëson funksionimin e Kuvendit si rrjedhojë edhe të komisionit edhe në periudhën kur është i shpërndarë.
Këtu duket dhe të jenë mbështetur demokratët të cilët i kanë lënë komisionit një muaj afat për zbardhjen e incidentit, periudhë kur, sipas kodit zgjedhor është i shpërndarë. Egin Ceka ka kundërshtuar cilësimin nga Rama të shërbimit diplomatik shqiptar si të politizuar në akademinë diplomatike në vjenë. Incidenti ndodhi pas takimit, kur Rama, sic pretendohet prej diplomatit, e ka dhunuar në kokë, duke i tërhequr veshin e duke e quajtur provokator.
E ndërsa vendet e opozitës mbeten bosh në komision, kryetar i tij do të jetë Fatbardh Kadilli, dhe anëtarë Paulina Hoti, Osman Metalla, Gert Bogdani dhe Dashnor Sula.
Rama: Komisioni hetimor medalje per mua, tregon degradimin e qeverisjes
Edi Rama e ka parë një medalje për të, komisionin hetimor të ngritur nga Parlamenti mbi incidentin e Vjenës. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryesocialisti nënvizoi se kalimi nga një komision hetimor në tjetrin, tregon degradimin qeverisjes së kësaj mazhorance.