E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Shpetojeni PD duke mos votuar per kete parti dhe per Berishen

Kreu i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral me mbështetësit e saj në në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu socialist, Edi Rama e cilësoi mjaft të rëndësishme votën e 23 qershorit. 
“Vota e 23 qershorit nuk do të vendosë vetëm për katër vjeçarin e ardhshëm por do të vendosë për fatin e një gjenerate. Kjo do të jetë një votë historike, siç ishte ajo e vitit 1992 dhe vota e domosdoshme  e vitit 1997”, deklaroi Rama. Por, ndërkohë nuk haroi të bëjë dhe një thirrje për të djathtët e kësaj zone. 
“Dy fjalë demokratëve të Kombinatit, që nuk janë shumicë, por janë shumë shpëtojeni PD duke mos e votuar Berishën”, u shpreh ai. 
Sipas tij, çdo prind duhet të votojë edhe për fëmijët e tij, duhet të ndëshkojë këtë qeveri për atë që u ka bërë fëmijëve dhe të rinjve me masakrën ndaj dijes dhe edukimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›