E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Hollande: Do rinegocioj traktatin buxhetor të BE

PARIS - Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Fransua Hollande deklaroi se nëse shpallet fitues në balotazhin e 6 majit ndaj rivalit të tij Sarkozy, atëherë do të kërkojë rinegocimin e traktatit për disiplinën buxhetore të frymëzuar nga Gjermania.

Sipas Hollande, liderët europiane po presin fitoren e tij në mënyrë që të heqin dorë nga ky traktat, i firmosur në muajin mars nga 25 krerët e Bashkimit Europian.

“Do të rinegocioj traktatin e firmosur nga presidenti në largim dhe qeveria”- deklaroi Hollande, duke shtuar se kjo gjë kërkohet jo vetëm nga të majtët, por edhe nga konservatorët të cilët kanë theksuar se është e pamundur të vazhdohet në këtë rrugë, përndryshe forcat populiste do të marrin pushtetin”. Por presidenti Sarkozy kritikoi socialistët, duke i quajtur ata hipokritë dhe jashtë realitetit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›