Panariti: Bashkia, projekt për Tiranën turistike

Në këtë panair që zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë operatorë turistikë nga Shqipëria dhe rajoni, Panariti u shpreh se Tirana mbart vlera të rëndësishme me interes të madh për tu vizituar, si dhe shprehu gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për t’i promovuar dhe ruajtur ato.
“Bashkia do të hartojë një program rehabilitimi me financime, jo vetëm për t’i ruajtur, konservuar dhe nxjerrë në pah vlerat e saj, por për t’i bërë këto vlera, pjesë të Tiranës turistike, ku nuk do të kemi vetëm mozaikë, kulla, apo shtëpi të vjetra e muze por do të kemi edhe aktivitete të shumëllojshme artistike, kulturore, ekonomike, artizanale, ku do të kemi krahas njeri-tjetrit të kaluarën e këtij qyteti, historinë e këtij qyteti dhe vlerat më të mira të turizimit, që do të materializohen nëpërmjet punës së artizanëve të Tiranës, stendave turistike, në mënyrë që këto perla të trashëgimisë kulturore të Tiranës, të jenë ndër vendet më të vizituara në qytetin e Tiranës”, theksoi Panariti. /Start/
2012-04-25 17:09