E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend opozita braktis seancen Nuk do te votojme asnje pr/ligj

UPDATE- Opozita ka braktisur seancen e sotme te Kuvendit sapo ka nisur votimi per projektligjet ne rendin e dites. Ashtu si kishte njoftuar edhe me pare gjate mbledhjes se grupit parlamentar opozita nuk do te votojne asnje nisme dhe projektligj te qeverise ne Kuvend.

Pjesa e pare e rendit te dites eshte shoqeruar me debate te ashpra dhe replika pikerisht per mosfutjen ne rendin e dites se dekreteve te presidentit Bamir Topi per kandidatet e Gjykates Kushtetuese. Deputetet e PS-se e kane quajtur shkelje te rende te Rregullores nje gje te tille duke kerkuar futjen ne votim.

Kreu i grupit Kuvendor te PS-se Gramoz Ruci ka kerkuar ne emer te opozites pergjigje per shkeljen e rregullores.

Perse shkelet rregullorja dhe ju nuk konsultoheni me kreret e grupeve. Opozita kerkon perse programi dhe kalendari nuk jepen 4 dite perpara. Opozita kerkon pergjigje se perse ne kete seance shkelet neni 111 qe sakteson se dekretet e presidentit duhet te miratohen brenda javes- tha ai.



Kreu i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi i ka quajtur deputetet e opozites te painteresuar per ceshtjet madhore dhe reformat dhe vetem te interesuar per emra.
Une mendoj se ne kemi nje diference te madhe ne trajtimin e institucioneve per ne me rendesi jane reformat kurse per ju me rendesi jane emrat interesat normat. Vini ketu si dele per disa emra te disa emra te Gjykates Kushtetuese. Cfare opozite jeni ju qe nuk doni tia dini per situaten ne vend por vini vetem se iu shkel e drejta e imunitetti te nje deputeti si Ilir Beqja qe u kap me shkelje- tha Patozi.



Fjala e tij u pasua me replika te opozites per te cilen Kuvendi eshte vendi i puneve serioze dhe deshmi e kultures gje qe mjerisht nuk po ndodh.

Edhe pse mazhoranca kishte parashikuar qe dekretet te futeshin ne rendin e dites kete te enjte per te marre pelqimin edhe te Parlamentit dy draftet e paraqitura ne Gjykaten Kushtetuese nga deputeti demokrat Viktor Gumi kane detyruar poziten qe ti heqe nga rendi i dites. Por ky vendim i deputetit Gumi duket me shume si nje truk per te shtyre votimin ne nje kohe kur mazhoranca nuk ka te sigurta votat per te rrezuar tre nga kandidaturat e Presidentit. Abstenimi i LSI-se do ti hiqte mundesine demokrateve per te pasur shumicen e duhur ne Kuvend.

Nga ana tjeter mosvotimi i kandidaturave te Presidentit Topi ne seancen e sotme bie ndesh me rregulloren e Kuvendit sipas se ciles kandidaturat duhet te miratohen deri diten e marte. Ne rastet kur ne Kushtetute parashikohet dhenia e pelqimit nga Kuvendi Kryetari i Kuvendit ia kalon kerkesen Komisionit per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut i cili e shqyrton ate dhe harton raportin perkates brenda 8 javeve. Kuvendi shqyrton kerkesen per dhenien e pelqimit ne seance plenare brenda nje jave nga data e paraqitjes se raportit te Komisionit per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut dhe nese kerkohet nga te pakten nje kryetar grupi parlamentar zhvillohet debat per te - thuhet ne nenin 111 te Rregullores se ndryshuar vetem me votat e te djathteve. Ne vend te kandidaturave per ne Gjykaten Kushtetuese Parlamenti do te votoje emrat per komisionere te Avokatit te Popullit dhe per Drejtorine e Sherbimit Civil.

Ne mbledhjen e 1 nentorit te ketij vitit mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve rrezoi tre kandidaturat e Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese Edlira Jorgaqin Artan Hoxhen dhe Adrian Leken dhe i ka kaluar per miratim Kuvendit vetem Fatmir Hoxhen.

Kandidatura e pare e rrezuar ishte ajo e Edlira Jorgaqit pasi u cilesua e papershtatshme. Relacionin e ka lexuar deputetja e PD-se Mesila Dode e cila deklaroi se kandidatja le shume per te deshiruara me paanesine ne politike. Sipas Dodes Jorgaqi ka shkelur ligjin e konfliktit te interesit.

Kunder relacionit eshte shprehur deputetja e PS-se Ermonela Felaj duke i quajtur absurde argumentet e demokrateve. Sipas saj Jorgaqi nuk eshte mbeshtetur nga Partia Socialiste. Ajo akuzoi maxhorancen se nuk merr parasysh kriteret profesionale por kerkon militante per te qene anetare ne Gjykaten Kushtetuese.

Menyren e vleresimit te kandidaturave Bashkim Fino e ka quajtur te padrejte. Sipas tij ne kete menyre mazhoranca kerkon te vere nen kontroll institucionet e pavaruara dhe po sulmon Presidentin Bamir Topi.

Kurse vete kreu i shtetit Bamir Topi deklalroi pas rrezimit te kandidaturave se ai kishte zgjedhur me te miret. Une besoj qe eshte operacioni do ta konsideroja me i kualifikuar qe mund te jete bere ne historine e shtetit demokratik shqiptar per zgjedhjen e kandidaturave aq sa kohe pas kohe edhe vete personazhet politike e kane vleresuar si nje proces shume te hapur. Une pervec ketij momenti qe eshte ekskluzivisht ligjor kam futur ne pune edhe nje mekanizem tjeter te filtrimit te kandidaturave duke gjykuar qe eshte nje grup njerezish profesioniste njerez te karrieres njerez qe vijne nga qarqe akademike por dhe perfaqesues te shoqatave te gjyqtareve dhe avokateve per te bere filtrimin e dyte qe konsiderohet filtrimi profesional- tha kreu i shtetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›