Zgjedhjet vendore Meta Te arrijme nje rezultat spektakolar per te gjitha rrethet e Shqiperise
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njekohesisht numri dy i qeverise Ilir Meta ne Konventen III te Levizjes Rinore per Integrim shprehu ambicien e kesaj force politike per zgjedhjet vendore. Meta theksoi se vendi yne fale koalicionit PD-LSI i ka plotesuar standardet per liberalizimin e vizave. Sipas tij vendi ka arritur shume ne keto 20 vite ndersa shqiptaret bashkohen me kete force duke prekur rezultatet pozitive.
Me pas ish-deputeti i Partise Socialiste Vangjel Tavo pjesemarres ne takimin organizativ te LRI-se i shprehu gatishmerine e tij per te punuar me miqte e tij te vjeter te LSI-se per ta cuar kete force perpara.
Meta
Kryetari i LSI-se vleresoi se partia e tij do te arrije nje rezultat spektakolar ne zgjedhjet e ardhshme. Te arrijme nje rezultat spektakolar per te gjitha rrethet e Shqiperise. Te krijojme nje politike besnike ndaj njerezve per nje Shqiperi te vertete europiane - u shpreh Meta. Kreu i LSI-se deklaroi se Shqiperia ka arritur shume ne 20 vitet e fundit duke u kthyer nga nje vend eksodesh ne nje vend qe po i afrohet gjithnje e me shume Europes. Ne keto 20 vite LRI-ja sot perfaqeson organizaten me te fuqishme qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Ne keto vite vendi ka arritur shume duke pasur parasysh se cfare perfaqesonte Shqiperia ne vitet 90 kur njerezit vriteshin per te kaluar kufirin dhe ate qe perfaqeson sot - deklaroi Meta. Sipas tij vendi yne arriti ti plotesoje ne nje kohe rekord kushtet e vendosura nga BE-ja per te perfituar liberalizimin e vizave. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha standardet per heqjen e vizave dhe tani ju mund te merrni eksperiencat e te rinjve europiane - iu eshte drejtuar Meta te rinjve.
Tavo
Ne Konventen III te LRI-se deputeti Vangjel Tavo i larguar nga PS-ja gjeti rastin te beje prezantimin e tij si anetar i LSI-se. Duke folur ne takimin organizativ te Levizjes Rinore per Integrim Tavo eshte shprehur i gatshem te punoje me miqte e tij per forcimin e LSI-se. Jam ketu qe te bashkepunoj me miqte e mi Luan Rama Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Te punojme qe LSI-ja te ece perpara dhe te forcohet cdo dite - deklaroi Tavo.
4 Nentor 2010