E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin studimet pasuniversitare i nivelit I-rë

Nga Besian Ajazi
Pas më shumë se dy vitesh, studentet që janë diplomuar me sistemin 3-vjeçar kanë filluar sot studimet pasuniversitare në Universitetet publike. Tarifat për studimet pasuniversitare variojnë nga 36 deri në 72 mijë lekë në vit. 

TIRANE- Pas fillimit të vitit të ri arsimor në të gjitha nivelet, Universitetet publike kanë hapur dyert për personat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar studimet pasuniversitare. Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Shezai Rrrokaj, ka bërë të ditur fillimin e studimeve për masterin e nivelit të parë dega mësuesi dhe njëkohësisht fillimin e studimeve për diplomën e nivelit të dytë dega e gazetarisë. Përsa i përket masterit të nivelit të dytë, profesor Rrrokaj, thotë se qeveria ende nuk e ka miratuar.
Sipas profesor Rrokaj, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i ka të gjitha kushtet dhe burimet njerëzore për përballimin e fluksit që do të vijë si pasojë e hapjes së studimeve pasuniversitare. Ndërsa kërkon nga qeveria miratimin e të tjera tarifave për pedagogët e huaj që do të japin leksione në këto nivele diplomash.
Tarifat për studimet pasuniversitare variojnë nga 36 mijë deri ne 72 mijë lekë në vit. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›