Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Krenar Ahmetit
Është shtyrë sot seanca gjyqësore ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti. Shkak i kësaj shtyrjeje është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës të Ahmetit, me pretendimin për tu njohur me dosjen ndaj klientit të tij.
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka shtyrë sot procesin në gjykim ndaj shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të kryeqytetit Krenar Ahmeti. Avokati mbrojtës kërkoi kohë për të njohur plotësisht dosjen në ngarkim të klientit të tij, Ndërkohë që trupi gjykues e pranoi këtë kërkesë duke shtyrë seancën në ditët e ardhshme. Së bashku me Krenar Ahmetin, të pandehur janë dhe dy punonjës policie Alfons Gjoni dhe Bernard Vaci. Për të shmangur incidentin e mëparshëm pak para nisjes së seancës Ahmeti dorëzoi pistoletën e tij. Ngjarja për të cilën akuzohet Ahmeti ndodhi më 17 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Burime nga akuza bëjnë të ditur se atë natë prokurorja Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Agron Bajri, janë shoqëruar me forcë me urdhër të shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, në Komisariatin numër 2 të Policisë, ku janë mbajtur të paktën 3 orë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas incidentit, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe që drejtohej nga i vëllai, ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shkak. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit të saj kishte kryer veprime që shkelnin etikën. (a.r/news24/balkanweb)