Emergjencat natyrore, skema e re vitin e ardhshëm
Vitin tjetër qeveria do të zbatojë një skemë të re për katastrofat natyrore. Zv.ministri i Financave, Shehu ka shpjeguar se në bashkëpunim me BB është rënë dakord për përdorimin e një fondi prej 150 mln dollarësh.
TIRANE- Vitin e ardhshëm qeveria do të miratojë një skemë të re për përballimin e katastrofave dhe emergjencave natyrore. Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu ka deklaruar ne Komisionin Parlamentarë të Ekonomisë se në bashkëpunim me Bankën Botërore është siguruar një fond prej 150 milion dollarësh, i cili mund të tërhiqet menjëherë në formën e kredisë në rast të ndonjë emergjence, apo fatkeqësie natyrore. Por nëse fondi nuk tërhiqet atëherë shteti shqiptarë nuk do të paguaj interesa.
“Bono e vonuar ose e rezervuar, që në rast se ndodh në Shqipëri një katastrofë e përmasave të mëdha ne kemi të drejtë tërheqje të menjëhershme deri në 150 milion dollarësh”, tha Shehu. Më tej ai shtoi se “në momentin e tërheqjes kjo shumë shndërrohet në kredi”
Numri dy i financave Shehu ka deklaruar se skema është pjesë e një projekti që Banka Botërore po zbaton në nivel rajonal. Një ndër elementët e projektit është edhe ngritja e një agjencie për emergjencat, anëtare të së cilës do të jenë të gjitha vendet e Ballkanit. (a.r/news24/balkanweb)