E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, përplasje midis çamëve dhe grekëve

“Konflikti” midis tyre erdhi, pasi kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, (PBDNJ), Vangjel Dule, nuk u ngrit në këmbë në kohën që Kuvendi mbante një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame. Për këtë qëndrim reagoi ashpër deputeti i PDU-së, Tahiri.

Kërkesa për një minutë heshtje ishte bërë nga kreu i PDU-së, shpëtim Idrizi. “Ti je këlysh i Zervës. Të mësoj unë si mbahet një minutë heshtje”, iu drejtua deputeti Tahiri kreut të PBDNJ-së.

Pas kësaj reagoi Dule, thënë se sjellja e tij është personale. "Qëndrimi i im është pjese e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd", komentoi shkurt kryetari i PBDNJ-së, Dule.

Përplasja dhe replikat mes dy deputetëve e detyruan drejtuesin e Kuvendit të ndërpresë për pak minuta punimet e Kuvendit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›