E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, replika për shkurtimet në Buxhet

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e sotme, të fundit për këtë sesion parlamentar planifikon të miratojë nen për nen shkurtimet në projekt/buxhetin për vitin 2010.
Seanca nisi sot paradite rreth orës 11:00. Ne minutazhin e diskutimit te lire deputetja socialiste Rudina Seseri i quajti të gabuara shkurtimet në buxhet, pasi sic theksoi ajo do të dëmtojë më shumë ekonominë në krizë në vend.

I menjëhershëm ka qënë reagimi I Kryeministrit Sali berisha. Sipas kreut të qeverisë, kriza që deklaron opotita është e rreme.
“Po ka vetëm krizë flluckash. Të dashur deputete të PS jeni ulur në ato karrige si grupi I milionerëve. Ti deputetja Seseri je ulur si Kamberi”.

Kreu I qeverisë theksoi sot se shkurtimi në buxhet ka disa arsye themelore shumë të justifikuara.
“Këtë vit ne sugjeruam shkurtimin e shpenzimeve. Kjo vjen para së gjtihave si një vendosmëri e kësaj qeverie për të cuar mesazhet më pozitive në qarqet financiare të vendit, europës dhe më gjerë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›