E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazili, boll me shaka: Mano Menezes trajner i kombëtares

Pas refuzimit të detyruar të Murisi Ramalhos, i cili nuk u lejua nga klubi i Fluminenses, Federata Braziliane e Futbollit ka ulur në stolin e përfaqësueses verdheblu teknikun e Korinthiasit, Mano Menezes. Ky i fundit, i mbështetur edhe nga klubi, ka pranuar të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve. “E them zyrtarisht për gjithë Brazilin se kam vendosur të pranoj ofertën e presidentit Rikardo Tekseira. Jam i lumtur, nuk mund të jem ndryshe”, pohoi tekniku brazilian.

“Jam në ankth dhe kurioz. Më pret një detyrë me përgjegjësi të madhe. Sidoqoftë, për projektet dhe synimet me kombëtaren do të flas të hënën, kur të bëj prezantimin zyrtar. Deri në minutën e fundit që do të jem te Korinthiasi, do të vazhdoj të kem respektin më të madh. Pastaj, duke filluar nga e hëna, mund të më pyesni për kombëtaren”, shtoi 48-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›