Miqësorja, Juventusi mund Lionin 2-1
Kampionët e Francës gjetën të parët avantazhin në minutën e 22-të, kur Ederson u tregua i saktë nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së parregullt të Kielinit në dëm të Ishak Belfodilit. Pesë minuta më pas Ali Sisoko ndëshkohet me kartonin e kuq, duke lënë ekipin francez me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.
Goli i barazimit për italianët erdhi po me penallti, pasi kapiteni Aleks Del Piero shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga Amauri në minutën e 39-të. Blerja më e re e “Zonjës”, mesfushori Simone Pepe, vulosi fitoren 2-1, pas pasimit të artë nga Diego brenda zonës.