Zyrtare, Kolarov te Mançester Siti
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit. Kjo është e katërta goditje në merkato për klubin e sheikëve arabë, pas David Silvës, Jaja Turesë dhe Zherom Boatengut.
Sipas mediave angleze, ish-mbrojtësi serb i Lacios ka nënshkruar një marrëveshje pesë vjeçare dhe pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, do t’i bashkohet skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga operacioni Lacio përfitoi 19 milionë stërlina (rreth 22.7 milionë euro).