Kuvend seanca nuk kalon ne votim tre ligjet qe kushtezojne statusin

Ashtu siç ishte paralajmëruar as në seancën e sotme nuk u miratuan tre ligjet, kushtet e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat. Përkatësisht, reforma parlamentare, ajo në sistemin e drejtësisë dhe administrata publike, janë tri kushtet e KE për zyrtarizimin e statusit të vendit kandidat. Që në nisjen e punimeve Kryeparlamentarja Topalli kërkoi nga ligjvënësit socialistë që t’i hapin rrugë votimit të këtyre ligjeve, thirrje e cila nuk u mor në konsideratë prej tyre.
Ndërkohë Kuvendi miratoi zgjedhjen e deputetit të PS-së Auron Tare si anëtar i Komisionit të Ligjeve, ndërsa deputeti Gazmend Oketa është zëvendësuar në Komisionin e Sigurisë nga deputeti i PD-së për qarkun e Dibrës, Bedri Hoxha.