100 vjetori PS ne Vlore me 28 nentor

Deputetët e Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm në Vlorë më 28 nëntor, në festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Vendimi u morr në mbledhjen e grupit parlamentar, i cili u mblodh në selinë rozë, menjëherë pas përfundimit të seancës plenare. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila zgjati për pak minuta, lidershipi i partisë më të madhe në opozitë gjykoi të udhës që deputetët e saj, të marrë pjesë në festimet zyrtare që do të organizohen në qytetin ku 100 vite më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë.