Sekui per kryeprokurorin Personalitet me integritet moral e profesional
Procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Republikës, është në vëmendjen e Komisionit Europian. Ambasadori Ettore Sequi, tha për mediat se kryeprokurori i ardhshëm duhet të jetë një personalitet me integritet moral e profesional.
"Në çdo vend europian, po ashtu edhe në Shqipëri, cdo person që ka një rol të rëndësishëm institucional dhe mes tyre edhe Prokurori i Përgjithshëm, duhet të jetë një person tejet profesional, të ketë integritet moral dhe profesional, si dhe të ofrojë garanci të pavarësisë dhe llogaridhënies. Ne po ndjekim nga afër procesin dhe diskutimet mbi këtë çështje, si në aspektin kushtetues, ashtu edhe në atë ligjor. Për Bashkimin Europian, institucionet e pavarura janë guri i themelit, sidomos kur bëhet fjalë për institucionet e gjyqësori dhe në veçanti për Prokurorinë. Ndaj ne mendojmë se çdo proces duhet të jetë kushtetues dhe transparent".
Ambasadori bëri komentet pas takimit që pati me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përcolli mesazhin se zgjedhjet politike të vitit 2013 janë thelbësore për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
"Cilësia e mirë e zgjedhjeve, në përputhje me standardet europiane dhe ato ndërkombëatre, do të jenë një test kritik për të ardhmen e Shqipërisë, për hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por në mënyrë të veçantë për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian"-theksoi Sekui.
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka nisur fazën përgatitore për zgjedhjet politike të vitit 2013. Sequi ka garantuar se Brukseli është i gashtëm të mbështesë edhe financiarisht institucionin e KQZ-së.