E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Sdo kisha lejuar të ndodhte 21 janari. Krerët e policisë të dekretohen nga presidenti

Share

Ish- presidenti thotë se është për një president jashtë politikës

Ish- presidenti Alfred Moisiu, në një intervistë në emisionin e Adi Krastës në Vizion Plus ka deklaruar se ai nuk do kishte lejuar të ndodhte 21 janari nëse do ishte president. Çdo ngjarje ka një prelud, ka zhvillimin, ka edhe post zhvillimin. Unë mendoj që nuk do të kisha lejuar që situata të shkonte deri në atë farë feje, tha Moisiu.

Unë po të them një rast konkret, në rast se ju kujtohet se në vitin 2004 opozita e asaj kohe që sot është mazhoranca, kishte planifikuar një manifestim të madh me devizën Nano ik. Dhe dy ditë përpara unë kam thirrur përfaqësuesit e opozitës dhe kam biseduar me ta që më thoni cili është programi juaj. Dhe u dhashë porosi si kryetari i Shtetit, në emër të ruajtjes së unitetit të popullit, në emër të mbrojtjes së shtetit, në emër të së ardhmes së këtij vendi që çdo gjë duhej bërë me masë, vijoi ish- presidenti.

Moisiu tha se është e nevojshme që krerët e policisë së shtetit të dekretohen nga Presidenti. Ai tha se ndryshimet e shpeshta në polici janë të dëmshme. Po ashtu Moisiu tha se është për një president që vjen jashtë politikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›