E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Dajt, makina bie në greminë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Dajtit.

Policia tha se një automjet me të cilin udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 300 metra lartësi në humnerë.  Për pasojë ka gjetur vdekjen një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe janë plagosur shtetasit Ilir Gjoni dhe Blerim Dajti, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se terreni ku kishte rënë makina ka qenë shumë i vështirë prandaj është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për të nxjerrë të aksidentuarit nga gremina.

Sipas policisë, të aksidentuarit punonin një një lokal në Dajt ku Ilir Gjoni ishte kuzhinier, ndërsa Blerim Dajti punonte si roje.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›