Durrës, rinis lëvizja e trageteve
Rifillon pas dy ditësh ndërprerje linja e transportit me Italinë. Greva e palës italiane ka pezulluar për dy ditë lëvizjen e trageteve të udhëtarëve dhe mallrave nga shteti fqinj.
Por mëngjesin e sotëm, burime nga Kapiteneria e Portit bënë të ditur se pala italiane i është rikthyer punës. Sipas tyre, tre tragete janë nisur nga Italia drej vendit tonë rreth orës 7:00 të mëngjesit, duke shënuar rikthimin në normalitet. M. Brunga