E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg drogë

150 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në Gjirokastër gjatë operacionit të policisë të koduar Akulli.

Sipas bluve të këtij qyteti, në kërkim janë shpallur gjashtë persona. Lënda narkotike është sekuestruar në vendin e quajtur Pylli i Katundës. Sipas detajeve të dhëna nga policia, 6 personat që po transportonin lëndën narkotike me 4 çanta të mëdha drejt shtetit grek, por pasi kanë vënë re policinë,  janë përgjigjur me zjarr.

Pasi kanë shkëmbyer zjarr me policinë,  transportuesit e kanë braktisur lëndën narkotike dhe 3 pistoletat që mbanin me vete,  duke u larguar drejt shtetit grek.

Ndërkohë po vijon operacioni për kapjen e tyre. Mësohet se në ndihmë të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar edhe efektivë të policisë kufitare shqiptare dhe policisë greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›