E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pas 21 janarit, Topi kërkoi zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Berisha, nga protestat e 21 janarit

Berisha: 21 janari do të hetohet nga Kryeprokurori i ri

Kryeministri: 21 janari do hetohet nga Kryeprokurori i ri, Ina Rama donte të arrestonte oficerin që evakuon kreun e Qeverisë

Kryeministri Sali Berisha i quan heronj drejtuesit e Gardës që mbrojtën Kryeministrinë në protestën e 21 janarit. Në një intervistë në emision Fakt në UTV me gazetarin Çlirim Peka, kreu i qeverisë akuzoi kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e shtetit për atë ngjarje.

Pas ekspertizës së FBI-së i konsideroni heronj punonjësit e Gardës?
Ajo ishte një mbrojtje heroike e institucioneve. Në pati tejkalime të ligjeve?! Jam unë i pari që i thirra institucionet të hetojnë nëse pati apo jo tejkalim ligji. Por një gjë është e sigurt. Institucionet e një vendi të lirë kurrë nuk pushtohen. Institucionet e një vendi të lirë janë pushtimi i kushtetutës nëse i pushton ato; ato janë të garantuara me ligjet kushtetuese të vendit. Ata mbrojtën në një rrebesh të pafund gurësh, shishe molotov, kallëp dinamiti që u hodhën drejt tyre dhe e vërteta është se mbrojtën integritetin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Të qëndrosh në ato kushte siç qëndruan ata, është akt heroik; të bësh gabime apo faje ose përgjegjësi, ato nxirren të gjitha mbi bazë ligjore, por të nesërmen, siç njoftoi z.Rama, zonja Ina Rama, në orën 5 të mëngjesit kërkoi arrestimin e të gjithë zinxhirit të komandës. Këtu kishte dhe një person që duhej të arrestohej patjetër. Kush ishte ky person? Oficeri përgjegjës për evakuimin e Kryeministrit nga Kryeministria, i cili nuk kishte qenë në fushë-betejë, i cili ka një detyrë, ka rrugën e vet për ta nxjerrë Kryeministrin jashtë rrezikut. Ndërkohë që, natyrisht, ai ishte projekti i tyre, se i imi ishte tjetër, ata janë të detyruar të bëjnë projekte siç bëjnë për Presidentin e Republikës, për kryetaren e Parlamentit, për Kryeministrin, siç bëjnë në të gjithë botën.
Përgjegjësi që ka për detyrë të evakuojë Kryeministrin?
U lëshua urdhër arresti. Ai nuk kishte qenë më 21 janar këtu, ka qenë në zyrën e tij, maksimumi që mund të ketë qenë, ka qenë në linjën nga ata kishin planin e tyre për të evakuuar Kryeministrin dhe ai u fut në zinxhirin e atyre që duhej arrestuar pa asnjë provë. Kjo zonjë bisedon më ministrin e Brendshëm dhe i thotë: Si ka mundësi kjo, se me kë do të mbrojmë nesër institucionet, sepse ky ka deklaruar se nesër do të merremi me horrat e Gardës. Në atë kohë nuk u kuptua se horrat e Gardës do merreshin me Ina Ramën. Kjo i thotë gjëra pa kuptim, jo po të vijnë se unë nuk i arrestoj, edhe po të vijnë do ti mbaj. Me një fjalë, del qartë skenari. Vjen dhe më thotë ministri. I them se ky është një skenar, kjo është faza B, sepse dështuan dje, mendoj se do të fitojnë sot. Sot do të humbasin më keq. Dështuan gjërat kaq. Thotë se sot po shkoj te Presidenti. I them jo, mos shko fare te Presidenti, sepse Presidenti nuk është autor i arrestimit të tyre. Kjo këtë nuk e merr kurrë. Një prokuror, pa qenë i çmenduar, nuk lëshon dot një urdhër të tillë po nuk qe pjesë e këtij skenari dhe pjesë e këtij skenari prokurori nuk mund të jetë kurrë pa Presidentin. Shumë e thjeshtë kjo. Presidenti, në një akt të tillë, kur e shikon kur po shkelen normat, akti i parë, e shkarkon, mbledh Parlamentin, ka mekanizmat e vet. Shkon ministri i Brendshëm dhe çfarë i thotë Shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës: Kujdes ato letrat e tua. Të miat? i thotë ministri. Mos ki merak për letrat e mia. Vjen dhe më thotë mua se kishe pasur të drejtë. Takoj përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, u them se kjo është e gjithë situata. Ky është një organizim i këtij zotërisë dhe i them nuk kam marrë asnjë informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror, në një kohë kur shërbimet e huaja më kishin njoftuar dhe unë dija gjithçka. Këta zotërinj shkojnë dhe takojnë zotin Topi dhe zoti Topi u kërkon, se kriza zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Kjo është e vërteta dhe u nxjerr pikërisht ato teza që kishte organizuar dhe që u dështuan. Zoti Rama do të vinte të mbante fjalim te zyra ime dhe natyrisht, qeveria bëhej e paqenë, dhe pastaj unë, po të kisha shpëtuar prej tyre, do të thirresha të bëja një marrëveshje mbi dhunën dhe forcën, ose dikush tjetër do të përfaqësonte PD-në. Ishte një skenar shumë i studjuar.
Për të qenë pak i qartë. Z. Topi i ka thënë faktorit ndërkombëtar se kjo situatë zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.
Absolutisht po, dhe faktori ndërkombëtar ka dalë nga zyra duke thënë se ai zotëria ka të drejtë. Njëri prej tyre të paktën.
Ai njëri prej tyre a është ai që shqiptarët mendojnë se është aleati kryesor?
Shiko, kurrë nuk më ke dëgjuar mua që unë të dekonspiroj. Është në natyrën time, nuk bëj publike gjëra që nuk duhen bërë.
U shprehët vazhdimisht se keni pasur kontakte me faktorin ndërkombëtar për 21 janarin. A është dakord faktori ndërkombëtar me analizën që i keni bërë gjatë një viti 21 janarit?
21 janari pati një fatkeqësi tjetër të dytë: hetimin. Hetohej nga ajo që duhej hetuar vetë, për herë të parë në historinë e një hetimi, institucioni i akuzës merret përsipër nga një person që duhet të hetohet, Ina Rama dhe po të kishte qoftë edhe një nonagramë moral profesional, ajo kurrë nuk do të merrte përsipër hetimin e kësaj çështjeje, do të kërkonte emërimin e një prokurori të shkëputur prej saj dhe do të pranonte të hetohej nga e para tek e fundit vetë. Por këtë se bënte dot, sepse i dilte implikimi. Këtë se bënte dot sepse se linte Edi Rama. Këtë se bënte dot, sepse se linte Bamir Topi. Është e njohur për të gjithë shqiptarët kur ajo dekonspiroi, i tha Edi Ramës, tekstin e bisedës telefonike me Hysni Burgajn. Ishin lëshuar mandatet e arresteve dhe në mandate Ina Rama kishte bërë një gabim teknik dhe Hysni Burgaj, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i thotë: Zonjë, nuk ti ekzekutoj, por ti kthej se i ke me lapsuse. Edhe Edi Rama del pas 20 minutash konferencë për shtyp: EUREKA, drejtori i Policisë së Përgjithshme, i tha prokurores së Përgjithshme se i ke me lapsuse. Çfarë ndodhi? Ndodhi ajo që këtu u angazhuan Uashingtoni, Brukseli me të gjithë projektorët dhe mundësitë, me telefonatat e tyre dhe kjo zonjë, në mënyrën më të paskrupullt, u bë objekt sulmi publik të institucionit të saj, për amoralitetin profesional, për shitjen e partishme të dokumenteve që i bënte PS-së dhe ju keni këtu, jo një, por një seri deklaratash nga më të rëndat për të, sepse nuk mbahej sekreti, prishej hetimi. Tani unë i jam shumë mirënjohës qeverisë  amerikane, e cila bëri përpjekjet më të mëdha për të ndihmuar këtë hetim. Natyrisht, kishte të bënte me një grup njerëzish më të papërgjegjshmit, por që talleshin me veten e tyre, sepse ata çdo ditë tregonin para botës se nuk kanë vullnet për të hetuar. Pse unë jam në unison me komunitetin ndërkombëtar? Sepse unë nuk kam kërkuar asgjë tjetër përveç hetimit të organizatorëve, hetimit të sulmuesve, të sponsorizuesve të vrasjeve dhe të ngjarjeve të tjera. Nuk mund të ketë një njeri i përkushtuar ndaj ligjit asnjë kërkesë tjetër përveç këtyre. Këto ishin kërkesat e komunitetit ndërkombëtar, këto komuniteti ndërkombëtar i  përsëriti në mënyrë të vazhdueshme. Unë kisha një mundësi.
Që ishte?
Përjashtimi i Ina Ramës nga hetimi. Unë u sulmova, unë ruaja të drejtën e reagimit në mënyrën më absolute kushtetuese së pari dhe e ndoqa këtë. Unë u rrethova, ata që më rrethuan, mund të përballeshin me atë që meritonin, unë u vetëkufizova. Kryetari i opozitës më rrethoi duke ndenjur te Kullat shumicën e kohës, ku kishte veshë dhe sy që e qar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›