Një 29-vjeçar është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në Korçë.
Sipas policisë së Korçës, viktima është Fjoraldo Berberi, banues i lagjes nr 2 në këtë qytet.
Ai u gjet i varur në një pemë në parkun e qytetit nga kalimtarë të rastit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.