Serbia: Lirimi i Limajt, skandaloz

Ministri per Kosoven ne qeverine serbe, Goran Bogdanoviç / Foto arkiv
Beogradi zyrtar ka reaguar për lirimin e Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, duke e quajtur “skandaloz”, të “turpshëm” dhe “poshtërues për viktimat”.
Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për të liruar Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij është “skandaloz”.
“Vendimi i trupit të përzier gjyqësor në Prishtinë tregon se gjyqësori në Kosovë nuk funksionon në baza të drejtësisë, por në baza të parimit etnik. Ky vendim i padrejtë është dëshmi e qartë se krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë nuk ndëshkohen dhe se kryerësit e tyre promovohen si heronj kombëtarë, ka thënë Bogdanoviç për mediat serbe.
Ndërkaq, Prokuroria e Serbisë për krime lufte ka vlerësuar se lirimi i Limajt me shokë është “i turpshëm dhe i padrejtë”, para së gjithash ndaj drejtësisë dhe viktimave.