E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Malit të Zi vjen sot në Tiranë

Presidenti Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç

Presidenti  i Malt të Zi, Filip Vujanoviç zhvillon sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bamir Topi.

Presidenti malazez do të pritet në orë 10:00 në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga presidenti Topi ndërsa në orën 11:30 do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në orën 12:00 do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorës nga Presidenti Vujanovic për nder të Dëshmorëve të Kombit.

Sipas axhendës presidenti Vujanoviç do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me Kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha
/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›