Elbasan, abuzoi metë miturin, nëpranga 22-vjecari
ELBASAN- Një 22-vjecar pjesë e komunitetit rom është arrestuar nga policia e Elbasanit pas denoncimit të nënës së një 6-vjecari se ka abuzuar seksualisht me të miturin. Lajmi konfirmohet nga policia e Elbasanit e cila ka arrestuar Mandi Dodën nga fshati Shushisë, pasi në bazë të hetimeve rezulton se ai ka abuzuar përgjatë një jave më një të mitur.
Mësohet se vetë i mituri nuk kishte treguar tek prindërit derisa nëna e tij ka konstatuar se 6-vjecari kishte probleme. Menjëherë ajo e ka dërguar në spitalin kirurgjik ku është vizituar nga mjeku roje Alban Hoxha i cili gjithashtu ka konstatuar se vogëlushi kishte dëmtime fizike si pasojë e dhunës seksuale. Për shkak të mungesës së denoncimit nga ana e mjekut i cili vizitoi 6-vjecarin, policia e ka prangosur atë nën akuzën moskallëzim të krimit.
Ndërkaq një tjetër person është arrestuar në Tiranë, nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të miturat dhe në gjini. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se 39-vjecari Genc Mullaymeri ishte shpallur në kërkim deri në momentin që është arrestuar nga blutë e Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)